Implanti koklear – udhëzues për prindërit
Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të ketë një zhvillim normal dhe të rritet i shëndetshëm. Në momentin kur prindi zbulon se fëmija i tij ka problem me dëgjimin, kjo gjendje ndikon negativisht duke shkaktuar tek prindi shqetësim. Por, një lajm i mirë është fakti se ekziston zgjidhje për këtë problem. Me trajtimin e duhur gjatë viteve të para të jetës, shumica e fëmijëve të cilët kanë problem me dëgjimin, kanë mundësi për të dëgjuar dhe për tu zhvilluar normalisht. Madje edhe fëmijët të cilët kanë humbur plotësisht dëgjimin, mund të përfshihen në shoqërinë e personave që dëgjojnë, mund të shkojnë normalisht në shkollë, të lexojnë, të flasin, të përdorin telefon dhe ta shijojnë muzikën.