Dhimbja e veshit mund t’i shkatërrojë pushimet tuaja?

Muajt e verës janë periudha pushimi, një periudhë kur të gjithë I gëzohen motit të ngrohtë, ndërkohë që noti është një nga aktivitet tona fizike më të preferuara.

Lagështia e tepërt në kanalin e dëgjimit, në kombinim me gërvishtjet të vogla në lëkurën e kanalit të veshit  të cilat i shkaktojmë me anë të pastruesve,  krijojnë kushte të përkryera për inflamacion të tij.

Para se të niseni me pushime bëni një kontroll tek doktori juaj otoringolaringolog.  Ai dë të kontrollojë gjendjen tuaj të veshëve, dhe do t’ju japë këshilla praktike se si ti mbroni ato nga infeksionet e mundshme të cilat mund ti komplikojnë pushimet tuaja.