Përse fëmija im nuk han?
Pothuajse nuk ekziston nënë e cila nuk shprehet “fëmija im nuk han mjaftueshëm”. Shumica prej jush, me siguri e dinë se sa frustrues është fakti kur fëmija e refuzon ushqimin, veçanërisht kur i ofrojmë fëmijës ushqim të ri, apo akoma më keq, kur i ofrojmë atij ushqimin të cilin e ka ngrënë më parë dhe tani refuzon atë kategorikisht. Shumica e fëmijëve e bëjnë këtë gjë herë pas here, ndërsa për një përqindje të vogël të tyre kjo gjë është “mënyrë jetese”.