Afrimi i verës zgjon ndjenja të këndshme lidhur me ditët e gjata me diell, relaksimin, plazhin, momentet të këndshme të cilat i keni kaluar jashtë, etj. Por, çfarë ndodh me ato familje të cilat kanë në shtëpitë e tyre fëmijë të vegjël apo të porsalindur? A është e sigurt dhe sa është e sigurt paraqitja e të vegjëlve në diell?
Shumica e pediatërve nuk do t’ju këshillojnë t’i shfaqni të vegjëlit tuaj në diell gjatë muajve të nxehtë të verës, dhe kjo do të ishte mjaft e saktë nga pikëpamja mjekësore, por jo dhe shumë praktike. Për këtë arsye, nëse vendosni të kaloni pak kohë jashtë me pjestarin më të ri të familjes tuaj, është e nevojshme të dini disa gjëra lidhur me marrjen e rrezeve të diellit, lëkurën e bebes tuaj dhe mbrojtjen e saj.
1. Djegia
Të djegurat shfaqen gjatë ekspozimit të rrezeve UV të diellit. Zakonisht nuk manifestohen menjëherë, gjë që mund t’ju bëj të mendoni se bebja juaj ndihet mirë në diell. Të djegurat do të shfaqen disa orë më vonë duke u manifestuar me skuqje, ënjtje, dhimbje, tërheqje të lëkurës, madje dhe shfaqje të flluskave.
Trajtimi: Fillimisht duhet që ta largoni beben nga ndikimi i drejtpërdrejtë i diellit. Nëse lëkura është e skuqur dhe e tërhequr, është e nevojshme të bëni kompreso me ujë të ftohtë gjatë ditës, më pas të aplikohet krem hidratues mbi lëkurë. Nëse të djegurat që ka marrë i vogli juaj janë të një shkalle më të lartë, atëherë kontaktoni mjekun pediatër.
2. Këshilla për marrje të rrezeve të diellit në mënyrë të sigurtë
– Të porsalindurit dhe bebet deri në 6 muaj,nuk duhet t’i ekspozoni në diell të drejtpërdrejtë. Nëse keni vendosur të dilni jashtë, mundohuni që të shmangni periudhat më të nxehta të ditës nga ora 11:00 deri 16:00.
– Më mirë do të ishte ta ruanit beben tuaj nën hijen e pemëve ose nën hijen e çadrave të diellit.
– Përdorni veshje të lehtë dhe të pambukta për bebet tuaja,me ngjyra të çelëta, dhe nëse është e mundur të mbuloni pjesën më të madhe të trupit të tyre.
– Jepini atyre më shpesh lëngje (qumësht gjiri ose qumësht me formulë, ndërsa për fëmijët pak më të rritur, lëng frutash të shtrydhur dhe ujë).
– Shumica e mjekëve pediatër nuk rekopmandojnë përdorimin e kremit mbrojtës ndaj diellit për bebet deri në 6 muaj. Për fëmijët pak më të rritur, përdorni krem për mbrojtjen ndaj rrezeve të diellit të përshtatshëm për fëmijët (kremi duhet të jetë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB, rrezistent ndaj ujit, hipoalergje dhe të përmbajë faktor të lartë mbrojtës).
3. Vitamin D
Gjithësesi, nuk duhet harruar se pa diell nuk ka jetë. Ai është burim i energjisë. Një nga ndikimet pozitive të rrezeve të diellit mbi organizëm është stimulimi i sintezës së vitaminës D në lëkurë. Për marrjen e vitaminës D mjaftojnë 3 herë në javë nga 10 minuta ekspozim në diell. Së fundmi t’ju kujtojmë se terapia me vitamin D duhet të merret në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit të parë të fëmijës tuaj, pavarësisht stinëve të vitit.
Është mirë të dini …
– Lëkura e të porsalindurit është e hollë, delikate, e ndjeshme dhe veçanërisht e pambrojtur.
– Të porsalindurit, ndryshe nga të rriturit kanë sipërfaqe më të madhe të lëkurës në krahasim me volumin e trupit të tyre që do të thotë se mundësia për marrjen e lëngjeve për dehidratim është më madhe tel t[ porsalindurit, si dhe aftësia për absorbimin e rrezeve të diellit.
– Mekanizmi natyror për mbrojtjen e lëkurës së tyre ndaj rrezeve të diellit nuk është i zhvilluar plotësisht.
– Ekspozimi i të porsalindurve në diell të drejtpërdrejtë për 15-20 minuta mund t’ju shkaktojë atyre djegie dhe dehidratim.
– Dëmtimi i lëkurës nga dielli ka efekt kumulativ, 80% e periudhës së ekspozimit në diell gjatë jetëgjatësisë së njeriut është gjatë periudhës fëmijërore. Djegia nga dielli gjatë fëmijërisë, rrit mundësinë e shfaqjes së kancerit në lëkurë e cila mund të shfaqet më vonë në jetë.