5 arsye për fryerjen dhe dhimbjen e barkut

Ju ndodh që të ndiheni keq pas ngrënies së një vakti të madh, veçanërisht nëse është i pasur me karbohidrate? Shpeshherë, ndjenjën e fryerjes e kimi  edhe kur nuk kemi konsumuar tepër ushqim. Kjo ndodh sepse disa ushqime dhe pije të caktuara shkaktojnë më tepër gazra. Në vijim do të gjeni disa shkaqe të cilat shkaktojnë fryerje të barkut.

Kripa e tepërt

Konsumi i kripës shkakton mbajtjen e lëngjeve, gjë kjo që ju bën të ndiheni të fryrë

Yndyra e tepërt

Ushqimi i pasur me yndyrëra shpesh mund të shkaktoj fryerje ose rëndesë në stomak,për shkak se qëndrojnë më gjatë në sistemin digjestiv. Mos konsumoni ushqim tepër të yndyrshëm, shmangni ushqimet e skuqura. Zëvendësojeni atë me ushqim të zier, fruta dhe perime.

Soda dhe pijet e gazuara

Konsumimi i pijeve të gazuara shkakton futjen e ajrit të tepërt, gjë kjo e cila ju shkakton fryerje.

Pijet freskues artificiale

Pijet freskuese artificiale  që përmbajnë sodë ose lëngje frutash, janë përbërës të cilët nëse konsumohen në sasi të mëdha shkaktojnë gazra,  fryerje dhe dhimbje barku. Kjo ndodh për shkak se trupi nuk mund ti absorbojë shpejtë.

Produktet e qumështit

Tek disa persona të caktuar të cilët kanë intolerancë të laktozës, produktet e qumështit shkaktojnë fryerje. Në varësi të shkallës së intolerancës, madje edhe sasia minimale e qumështit mund të shkaktoj fryerje, gazra dhe dhimbje barku.

Përse karbohidratet shkaktojnë fryerje?

Nëse konsumoni sasi më të mëdha të karbohidrateve nga ajo që ju duhet për të pasur energji, një pjesë të karbohidrateve të tepërta trupi i depoziton në muskuj  në formë glikogjeni.  Pjesën tjetër, trupi e përpunon nëpërmjet mëlçisë dhe e shndërron atë në yndyrë. Glokogjeni absorbon ujë, po kështu edhe mbajtjen e lëngjeve e cila shkakton rëndesë dhe fryerje.

Shpërndaj