5 metoda të cilat e rikthejnë shpresën për të pasur fëmijë

Falë riprodhimit të asistuar, deri më sot kanë lindur rreth 3.5 milionë fëmijë. Duke filluar nga viti 1978 kur është bërë fekondimi i parë in vitro, dhe ka lindur Louise Brown, deri më tani, përparimi i këtyre teknikave është mjaft i dukshëm. Riprodhimi i asistuar është përcaktuar si “bashkim i qelizës vezore dhe spermatozoidit e cila ka një transferim cilësor të embrionit më të mirë në mitrën e gruas”. Përzgjedhja e embrionit dhe transferimit të tij në mitrër, është një procedurë e cila kërkon punë ekipore nga një ekip i mirë. Dr. Sllobodan Llazarevski, shef i departamentit të riprodhimit të asistuar në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon në vijim 5 metoda dhe faktorë të cilët rrisin mundësitë e in vitros së suksesshme.

Falë riprodhimit të asistuar, deri më sot kanë lindur rreth 3.5 milionë fëmijë. Duke filluar nga viti 1978 kur është bërë fekondimi i parë in vitro, dhe ka lindur Louise Brown, deri më tani, përparimi i këtyre teknikave është mjaft i dukshëm. Riprodhimi i asistuar është përcaktuar si “bashkim i qelizës vezore dhe spermatozoidit e cila ka një transferim cilësor të embrionit më të mirë në mitrën e gruas”. Përzgjedhja e embrionit dhe transferimit të tij në mitrër, është një procedurë e cila kërkon punë ekipore nga një ekip i mirë. Dr. Sllobodan Llazarevski, shef i departamentit të riprodhimit të asistuar në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon në vijim 5 metoda dhe faktorë të cilët rrisin mundësitë e in vitros së suksesshme.

Assisted hatching

Për të implantuar embrionin në mitër, duhet të çlirohet nga zona pellucida, një cipëz e hollë e cila e mbulon embrionin. Procesi i çlirimit të embrionit nga zona pellucida quhet “hatching”. Ky proces mund të bëhet më i lehtë duke bërë një hapje të hollë të zones pellucida para kryerjes së transferimit të embrionit. Ekzistojnë disa metoda të “аssisted hatching”: mekanike, me enzima dhe me lazer. Metoda më e thjeshtë dhe më e sigurt është ajo me lazer, sepse procedura është më e shpejtë dhe më e lehtë, duke mos i dhënë mundësi embrionit që të ekspozohet sa më pak në kushte jashtë inkubatorit. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, disponojmë teknikën më bashkëkohore “аssisted hatching”  me lazer. Rrezja precise e lazerit drejtohet në cipëzën e embrionit duke bërë një hapje të vogël prej 10-20 mikrone, me qëllim që embrioni të dalë nga cipëza e quajtur ndryshe “hatching” – shpjegon Dr. Llazarevski.

ICSI –  fekondim i qelizës vezore me një spermatozoid

ICSI apo Intracytoplasmic Sperm Injection është një procedurë gjatë së cilës injektohet vetëm një spermatozoid në qelizën vezore. Për këtë është i nevojshëm një ekip embriologësh me përvojë, si dhe pajisja laboratorike adekuate. Sipas Dr. Llazarevskit, më parë përzgjedhet spermatozoidi më cilësor nga sperma, dhe me ndihmën e teknikës ICSI fertilizohet qeliza vezore. Tek të dyja procedurat IVF dhe ICSI, parimi është i njejtë, merren qelizat vezore nga gruaja dhe spermatozoidet nga partneri dhe bëhet pllenimi i tyre. Dallimi qëndron në metodën e kryerjes së procedurës për arritjen e fekondimit (pllenimit). “ICSI është një metodë efektive e fekondimit të qelizës vezore, atëherë kur parametrat e ejakulatit nuk janë optimale, ose atëherë kur metodat e mëparshme të fekondimit nuk rezultuar të suksesshme. Me ndihmën e metodës ICSI edhe rastet më të rënda të infertilitetit mashkullor, siç është numri I vogël i spermatozoideve, apo mungesa e spermatozoideve në ejakult, mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme me anë të metodës IVF. Në raste të tilla, me ndihmën e disa procedurave të caktuara, spermatozoidet merren nga testiset apo nga epitidimisot”.

 PICSI  – selektimi i spermatozoidëve të pjekur

Zgjedhja e spermatozoidëve cilësor është vendimtare për suksesin e procedurës IVF. Gjatë injektimit të spermatozoidit në qelizën vezore, selektimi është gjëja kryesore përsa I përket pamjes dhe lëvizshmërisë së spermatozoideve. Me procedurën ICSI bëhet një hap më tej dhe mundësohet selektimi I spermatozoidëve të pjekur, për fekondimin e qelizave vezore.  Një përbërje e rëndësishme e qelizave grumbulluese, të cilat i rrethojnë qelizat vezore është hyaluronan. Gjatë fekondimit natyral të spermatozoideve, lidhen me hyaluronan dhe ky proces varet nga pamja dhe pjekja e tyre. Me procedurën PICSI selektohen spermatozoidet të cilat kanë mundësi të lidhen me përbërjen hyaluronan dhe në këtë mënyrë rriten mundësitë e fekondimit të suksesshëm të qelizës vezore, dhe në të njejtën kohë reduktohet mundësia e abortit spontan” – shpjegon Dr. Llazarevski.

 Dhurimi i qelizave vezore

Gratë të cilat nuk kanë qeliza vezore cilësore, janë kandidate për fekondim me qeliza vezore të dhuruara. Në procedurën e dhurimit të qelizave vezore, gruas e cila bën dhuriminin e vezoreve, do ti bëhen të gjitha shqyrtimet gjenetike dhe të gjitha hetimet e kërkuara nga ligji për bio fekondim të asistuar. Më pas vijon procedura e stimulimit hormonal të vezoreve. Bëhet aspirimi i qelizave vezore dhe menjëherë bëhet rezervimi krio (ngrirja e tyre). Kur gruaja e cila do të bëjë marrjen apo pranimin e qelizave vezore, të jetë gati për të mbetur shtatzënë, qelizat vezore do të shkrihen, do të pllenohen me spermën e partnerit dhe më pas embrioni i krijuar tranferohet në mitrën e gruas e cila është marrëse e qelizave vezore të dhuruara dhe është e përgatitur për të mbetur shtatzënë. Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka marrëveshje me bankën më të madhe europiane për qeliza vezore “First Egg Bank”.  Kështu, pacientet të cilat kanë nevojë për qeliza vezore të dhuruara, procesin e riprodhimit të asistuar mund ta bëjnë në spitalin klinik “Acibadem Sistina” pa pasur nevojë që të udhëtojnë jashtë vendit. “First Egg Bank” është pjesë e spitalit të njohur “Intersono” në Ukrainë, i cili është një spital i specializuar në fushën e IVF-së. Me një përvojë 15 vjeçare në IVF, deri tani ka lidhur marrëveshje me 11 vende, ndër të cilat: Izraeli, Anglia, Belgjika dhe Austria. Banka ka më shumë se 200 dhurues të moshës 18-36 vjeçare. Qelizat vezore janë të cilësisë së lartë, sipas kritereve europiane, dhe janë të kontrolluara përsa i përket sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve të trashëguara”

Riprodhimi i asistuar është një proces i cili kërkon ekpsertizë dhe punë ekipore

Dr. Sllobodan Llazarevski shpjegon se riprodhimi i asistuar është një proces i cili kërkon ekpsertizë dhe punë ekipore. Në punën ekipore, mjeku përcakton protokollin e trajtimit, monitoron pacientin dhe stimulon qelizat vezore. Në këtë fazë, embriologu zbaton procesin e bashkimit të vezoreve dhe spermës. Ruajtjes, monitorimi, kontrollimimi si dhe zgjedhja e embrioneve cilësore të cilat do të transferohen në mitrën e pacientes, janë pjesë e punës së embriologut. Këto procese janë shumë të rëndësishme përsa i përket suksesit të fekondimit, po aq të rëndësishme sa dhe vetë procesi i fekondimit.

 

Shpërndaj