Nëse jeni shtatzënë, gjatë gjithë kësaj periudhe do të dëgjoni histori të ndryshme në lidhje me njohjen e gjinisë së bebit tuaj, madje dhe truke për lindje më të lehtë. Por, veçanërisht duhet të jeni të kujdesshëm me mitet në lidhje me shtimin e peshës tuaj trupore gjatë shtatzënisë.
Përse? Sepse mbajtja e një peshë të shëndetshme të trupit, është e rëndësishme për zvogëlimin e rrezikut të diabetit gestacional i cili ndodh vetëm gjatë periudhës së shtatzënisë, i cili mund të shkaktojë probleme me tensionin e gjakut, madje edhe lindje të parakohëshme.
Mit: Jam shtatzënë dhe duhet të ushqehem sa për dy!
Fakt: Realisht, ju keni nevojë për rreth 300 kalori shtesë në ditë, për ju dhe për beben tuaj – dhe kjo është më pak ushqim nga çfarë mendoni ju. Për shembull, një ajkë kosi, një copëz bukë me fara dhe një frut, shtojnë 300 kalori në ushqimin tuaj.
Mit: Është normale që pesha trupore gjatë shtatzënisë të rritet papritur!
Fakt: Sa kilogramë duhet të shtoni gjatë shtatzënisë, kjo varet nga pesha juaj trupore e mëparshme. Nëse ju keni një peshë trupore normale, gjatë shtatzënisë duhet të shtoni 11-13 kg. Nëse ju keni një peshë pak më tepër se pesha normale, atëherë gjatë shtatzënisë duhet të shtoni 6-10 kg. Nëse ju keni një peshë tepër më të lartë se pesha normale, atëherë nuk duhet ta tejkaloni kufirin 6-9 kg.
Mit: pesha e tepërt është gjithmonë e mirëpritur për zhvillimin e fëmijës!
Fakt: Në varësi të shtimit të peshës tuaj gjatë shtatzënisë, rezervat tuaja të ushqimit janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të fëmijës tuaj. Shkoni më shpesh tek mjeku juaj gjinekolog gjatë shtatzënisë tuaj për të ndjekur hap pas hapi gjendje dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.
Mit: humbja e peshës gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës tuaj!
Fakt: Nëse gjatë shtatzënisë nuk e rrisni peshën tuaj trupore, apo humbisni nga pesha juaj disa kg, kjo konsiderohet si diçka plus për ju dhe fëmijën tuaj. Në këtë mënyrë ju mund të zvogëloni rrezikun e diabetit gestacional dhe rrezikun e lindjes së parakohëshme.
Mit: Është mirë që t’i përmbushni nevojat tuaja!
Fakt: Jo çdo ushqim është i përshtatshëm për gratë shtatzëna. Për shembull, është e rendësishme që të reduktoni ushqimet e kripura. Duhet të siguroheni, që nevojat tuaja për tu ushqyer, kanë të bëjnë me ushqimin e shëndetshëm, vetëm në këtë mënyrë nuk do të merrni kalori të tepërta.