Nëse duhet të filloni me trajtimin e kancerit, ka disa mënyra për tu përgatitur. Në këtë mënyrë do të mundni pasigurinë dhe ankthin, të cilat janë shpesh pjesë e këtij trajtimi.
Pavarësisht nga çdo gjë, mos harroni së përgjegjës për shëndetin tuaj jeni vetë ju. Ja pesë gjëra të cilat do t’ju ndihmojnë për trajtimin:
1. Pyesni doktorin tuaj për anët pozitive dhe negative
Nuk ka rëndësi nëse jeni duke kryer kimioterapi, radioterapi apo operacion, ajo çfarë është e rëndësishme është se duhet të dini çfarë duhet të prisni prej tyre. Shumë njerëz, pranojnë që ta kryejnë trajtimin e kancerit pa u informuar më parë se çfarë do të ndodhë gjatë ose pas kryerjes së këtyre terapive. Prandaj, nëse ndodh ndonjë skenar i rastit më të keq, ata shpesh nuk dinë çfarë të bëjnë dhe si të veprojnë. Doktori mund t’ju ndihmojë që të përgatiteni për këtë trajtim, duke ju shpjeguar cilat janë anët pozitive dhe anët negative të kryerjes së trajtimit.
2. Edukohuni
Pacientët nuk duhet të dekurajohen nga dhënia e diagnozës si dhe nga trajtimit përmes të cilit duhet të kalojnë. Ka shumë mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë të edukoheni dhe të përgatiteni.
3. Duhet të jeni aktivë
Kërkoni nga doktori juaj që t’ju shpjegojë çdo gjë rreth sëmundjes dhe simptomave.
Mendoni sikur këshilltari financiar të cilin e paguani për ekspertizën e tij, ti organizojë investimet tuaja, ndërkohë që paratë janë tuajat dhe ju jeni pronari.
4. Bëni kontroll
Nëse keni dyshime në lidhje me rezultatet tuaja, kërkoni një mendim të dytë. Në këtë mënyrë do të liroheni nga të gjitha dyshimet.
5. Kërkoni mbështetje
Informacionet e marra nga interneti ,përdorini vetëm si pikënisje. Asnjë informacion të cilin mund ta lexoni, nuk mund ta zëvendësojë komunikimin që duhet të kryeni me specialistin. Pacientët e mënçur, fillimisht mbledhin informacion dhe më pas paraqiten tek doktori dhe pyesin ‘çfarë mendoni?’