Secili prej nesh është mjaftueshëm i vetëdijshëm se shtimi i tepërt i peshës është i rrezikshëm për shëndetin. Por , a e dini se yndyrërat e tepërta në bark janë një problem plus? Nëse keni një vëllim më të madh rreth belit, duhet të dini se jeni të rrezikuar nga:
1. Zvogëlim të funksionimit të mushkërive
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zmadhimi i vëllimit rreth belit, ndikon në funksionimin e mushkërive. Ndryshe nga personat që nuk konsumojnë duhan që kanë një peshë trupore normale, personat me peshë të tepërt rreth belit kanë kapacitet të ulët të mushkërive sipas rezultatit të testit të spirometrisë. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë deri në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe madje mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive ose astmë.
2. Aterosklerozë
Shtimi i peshës në bark është i lidhur me shfaqjen e aterosklerozës. Shkencëtarët kanë shqyrtuar persona me yndyrëra të tepërta në bark , persona me peshë të tepërt dhe persona me peshë normale, dhe kanë zbuluar se në çdo zmadhim i vëllimit të belit, gjendja e artereve përkeqësohej. Kjo tendencë ishte veçanërisht e zhvilluar tek personat me kilogramë të tepërt në bark. Ateroskleroza mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
3. Diabeti
Yndyrërat në bark prodhojnë hormone të cilat mund ta dëmtojnë vërtet metabolizmin. Këto hormone mund të ndikojnë në receptorët e insulinit, që do të thotë se insulini bëhet gjithnjë e më pak efektiv në kontrollimin e sheqerit në gjak. Ky është shkaku kryesor i diabetit.
4. Sëmundja alzheimer
Duket sikur ajo që ndodh në barkun tuaj mund të ketë ndikim lidhur me trurin tuaj.
Hulumtime të kryera në vitin 2010 zbuluan se kilogramët e tepërt në bark jabë të lidhura me uljen e volumit të trurit. Kjo, përsëri është e lidhur me psikologjinë dhe paraqet mundësinë e zhvillimit të sëmundjes alzheimer
5. Hiperglikemia
Yndyrërat në bark mund të çojnë në rritjen e LDL ( e njohur si kolesterol i keq). Kjo e zvogëlon më tepër nivelin e HDL (kolesterol i mirë) në trup. Rreziku i ateriosklerozës dhe rritja e vlerave të LDL, kolesterol me një kombinim të përkryer për sëmundjet e zemrës, rritjen e presionit të gjakut dhe goditjes në tru.
Se ku do ti depozitoni kilet e tepërta kjo varet nga gjenet tuaja. Për, nëse kilogramët tuaj do ti keni në bark, ekziston mënyra për ta zvogëluar rrezikun.
Sipas doktorëve, ushtrimet janë mënyra më e mirë që të mund ti largoni yndyrërat e depozituara rreth belit tuaj. Por, edhe një dietë e caktuar është e mirëpritur në raste të tilla. Me ushtrime të rregullta prej gjysëm ore në ditë dhe me një motivim të mjaftueshëm , do të mund ta zvogëloni vëllimin e barkut tuaj, dhe kështu do të mund ta mbroni shëndetin tuaj.