6 Këshilla për peshë më të shëndetshme në shtatzëni

Jeni shtatzënë – dhe jeni të ngazëllyer për rolin tuaj të ri. Por, me shtatzëni shfaqen dhe shumë pyetje, kryesisht për peshën e tepërt.

Ka shumë arsye përse ju duhet të ruani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj gjatë shtatzënisë. Pyetja është, si ta arrini këtë?

Filloni me këto gjashtë këshilla që të jeni të shëndetshëm ju dhe fëmija juaj.

Jeni shtatzënë – dhe jeni të ngazëllyer për rolin tuaj të ri. Por, me shtatzëni shfaqen dhe shumë pyetje, kryesisht për peshën e tepërt.

Ka shumë arsye përse ju duhet të ruani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj gjatë shtatzënisë. Pyetja është, si ta arrini këtë?

Filloni me këto gjashtë këshilla që të jeni të shëndetshëm ju dhe fëmija juaj.

1.       Indeksi i masës së trupit (BMI)

Doktori juaj do t’ju ndihmojë të arrini peshën e përshtatshme  lidhur me indeksin e masës së trupit tuaj. Për shembull:  nëse keni vlera normale të trupit tuaj (25-29 BMI), atëherë ju duhet të shtoni 7 deri në 11 kg. Nëse keni peshë të tepërt (mbi 30 BMI), atëherë ju duhet të shtoni 5 deri në 9 kg. Kur të dini se cila është pesha që duhet të arrini gjatë shtatzënisë , atëherë do të mundoheni që ta ruani atë.

2.       Bëni kujdes nga sasia e ushqimit

Gjithmonë konsumoni një sasi të caktuar të ushqimit, në të njejtën kohë rrisni marrjen e proteinave në mënyrë që të qëndroni të ngopur gjatë vakteve.  Proteinat janë të domosdoshme jo vetëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj, por edhe për ruajtjen e nivelit të glukozës në gjak gjatë ditës.  Burime të mira të proteinave janë: qumështi pa yndyrë, kremi i kosit (pavlaka), djathi pa yndyrë, peshku, pula, vezët dhe mishi me përqindje të ulët të yndyrës ( pa dhjam).

3.       Pini ujë

Pini nga 10 -11 gota ujë në ditë. Mund ta zëvendësoni lehtë urinë me etjen, në këtë mënyrë do ta shuani etjen dhe do të ndiheni të ngopur.  Përgjithësisht, gjatë periudhës së shtatzënisë  duhet të pini më tepër ujë.

4.       Qëndroni më shpesh në lëvizje

Kryeni ushtrime të lehta gjatë ditës të cilat do të zgjasin 30 – 45 minuta. Ecja e shpejtë, noti, joga dhe ushtrime të tjera janë të nevojshme gjatë shtatzënisë, por sigurisht, gjithmonë me rekomandimin e mjekut tuaj.

5.       Zvogëlojeni ushqimin tuaj

Nëse jeni të uritur, mundohuni ta kontrolloni atë. Do të jetë akoma më mirë nëse do të gjeni ushqim me kalori të ulët si zëvendësim për ushqimin tuajtë preferuar. Nëse ndjeni nevojën për të ngrënë akull, letër, shkumës, lajmëroni menjëherë mjekun tuaj. Kjo shenjë zakonisht tregon se keni nevojë për lëndë ushqyese.

6.       Kërkoni ndihmë

Ruajtja apo humbja e peshës është një detyrë e rëndë për të gjithë,por, uria gjatë periudhës së shtatzënisë është akoma më e vështirë. Në hapat e para të shtatzënisë konsultohuni me nutricionist (mjek diete), që të gjeni mënyrën se si të përmbaheni ndaj kalorive të tepërta dhe të gjeni një ushqim tjetër alternativ të shëndetshëm.

Shpërndaj