Stresi është pjesë e jetës. Ndonjëherë ai manifestohet si motivim i nevojshëm për të përmbushur afatet ose atëherë kur ju duhet të paraqitni performancat tuaja më të mira në një punë të caktuar. Por stresi i pakontrolluar i cili zgjat për një periudhë më të gjatë, mund ta shkatërrojë të gjithë trupin tuaj duke shkaktuar gjithashtu dhimbje dhe simptoma të tjera.
Stresi manifestohet në shumë pjesë të trupit tuaj:
1. Muskuj dhe kyçe
Stresi mund të shkaktojë dhimbje, tension dhe ngërç në muskujt tuaj. Mund të përkeqësojë gjithashtu gjendjen e atyre personave të cilët vuajnë nga sëmundja e artritit dhe ndonjë sëmundje tjetër. Kjo ndodh për shkak se stresi redukton apo zvogëlon tolerancën për dhimbje.
2. Zemër dhe mushkëri
Nga stresi i tepërt hormoni i kortizolit mund të përkeqësojë gjendjen e zemrës dhe të mushkërive tuaja. Kjo gjë shkakton sëmundje të zemrës, goditje në tru, presion të lartë të gjakut dhe astmë. Nëse ndjeni dhimbje apo shtrëngim në gjoks, konsultohuni sa më shpejtë me mjekun në mënyrë që të jeni më të sigurt.
3. Flokë dhe lëkurë
Nëse keni probleme të lëkurës, si ekzema, psoriasis apo rosacea, stresi mund ta përkeqësojë gjëndjen e tyre. Mund të shkaktojë kruarje, djersitje të tepruar madje dhe humbjen e flokëve.
4. Stomak
Stresi ndikon në sistemin tuaj të tretjes duke filluar nga simptoma të thjeshta si: dhimbje, diarre dhe kasllëk, deri në kushte serioze si sindroma e irritimit të zorrëve dhe sëmundja e refluksit.
5. Kokë, nofulla dhe supe
Doktorët e quajnë ‘ trekëndësh i tensionuar’. Stresi mund të shkaktojë tension, dhimbje koke, shtrëngim në qafë dhe nofulla, si dhe ngërçe në qafë dhe supe.
6. Sistemin e imunitetit
Për të luftuar sëmundjet ju keni nevojë për sistem të fortë imunitar. Por stresi ul mekanizmat mbrojtëse të trupit. Ju bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Stresi, gjithashtu, mund të përkeqësojë sëmundjet autoimune si lupus apo inflamacion të zorrëve.
7. Shëndetin mendor
Stresi kontribuon në sëmundjet depresive, zvogëlon entuziazmin tuaj për kryerjen e aktiviteteve të përditshme – nga hobi dhe dëshira për seks. Njerëzit gjithashtu kur janë nën stres, kanë tendencë pët t’u ushqyer më dobët dhe për të stërvitur më pak, gjë e cila vetëm rrit simptomat.