7 këshilla të dobishme për të vrapuar siç duhet

Pranvera është para nesh. Po afrojnë ditët me diell. Veshjet e lehta, por bashkë me ta edhe vënia në pah e kilogramëve të tepërt që kemi marë gjatë dimrit. Është koha për të vepruar! Mënyra më e mirë për tu rikthyer përsëri në formë, dhe për ti dhënë formë të bukur trupit tuaj është vrapimi.

Vrapimi është aktiviteti fizik  më e thjeshtë dhe më ekonomik, duke vrapuar ju do të humbisnë peshë në mënyrë të shëndetshme dhe do ta tonifikoni trupin tuaj dhe për më tepër nuk keni nevojë ta lini veten të uritur. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të shijoni natyrën në stinën e pranverës,ajrin e pastër dhe të freskët.

Pranvera është para nesh. Po afrojnë ditët me diell. Veshjet e lehta, por bashkë me ta edhe vënia në pah e kilogramëve të tepërt që kemi marë gjatë dimrit. Është koha për të vepruar! Mënyra më e mirë për tu rikthyer përsëri në formë, dhe për ti dhënë formë të bukur trupit tuaj është vrapimi.

Vrapimi është aktiviteti fizik  më e thjeshtë dhe më ekonomik, duke vrapuar ju do të humbisnë peshë në mënyrë të shëndetshme dhe do ta tonifikoni trupin tuaj dhe për më tepër nuk keni nevojë ta lini veten të uritur. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të shijoni natyrën në stinën e pranverës,ajrin e pastër dhe të freskët.

Është i provuar dhe fakti se vrapimi ka efekt pozitiv mbi psikologjinë tonë pasi gjatë stërvitjes sekreton hormonin e lumturisë. Por, ashtu si për çdo aktivitet fizik, edhe për vrapimin, fillimisht keni nevojë për përgatitje. Kjo vlen për të gjithë, por, veçanërisht për ata të cilët nuk kan kryer aktivitete fizike për një kohë të gjatë.

Ne sugjerojmë shtatë këshilla se si duhet vrapuar:

  1. Nxehje të muskujve para se të vraponi. Me vrapim, i mundojmë kyçet tona dhe pjesën e poshtme të trupit. Prandaj, para se të filloni me këtë aktivitet fizik, duhet t’a përgatisni trupin tuaj me nxehje. Së pari bëni nxehje të muskujve me ushtrime të lehta. Hapi tjetër që duhet të bëni është që ti tërhiqni muskujt. Kjo është veçanërisht e dobishme për të shmangur ngërçet dhe dhimbjet që ato japin si dhe lëndime të tjera gjatë vrapimit.
  2. Mbani ritëm.  Kur të filloni me vrapimin, fillimisht duhet të kontrolloni gjendjen tuaj. Nëse gjatë dhjetë metrave të para mbeteni pa frymë, kjo do të thotë se duhet të zotëroni teknikën e marrjes frymë. Që të mos mundoheni tepër, duhet të merrni frymë me anë të hundës dhe ta nxirrni frymën me anë të gojës. Derisa të mësohet trupi me vrapimin mund ta shoqëroni atë herë pas here dhe me hapa të shpejtë dhe gradualisht të rrisni ritmin e ecjes deri sa ky ritëm t’ju çojë në vrapim. Nëse vraponi 3-5 herë në javë, për një muaj do të vraponi 30 minuta pa asnjë problem.
  3. Teknikat për vrapimin e duhur. Është vërtet e nevojshme që të mësoni teknikat e vrapimit të duhur. Fillimisht duhet të përdorni gishtërinjtë më pas shputën e këmbës. Gjatë vrapimit, pjesën lart të trupit duhet ta mbani drejtë, ndërsa shikimi duhet të drejtohet disa metra para jush. Duart duhet ti mbani të përthyera lehtë në pjesën e bërrylave dhe në mënyrë të relaksuar të lëvizin drejt trupit.
  4. Vraponi në natyrë. Për të vrapuar gjithmonë zgjidhni vende në natyrë ku mbizotëron më tepër ngjyra jeshile, larg nga smogu i qytetit. Kër merremi me aktivitet sportiv, fymëmarrja është e përshpejtuar, për shkak se trupi ka nevojë të mbushet më tepër me oksigjen. Nëse ajri është i ndotur, futen në mushkëri më tepër grimca të vogla të ajrit, të dëmshme.
  5. Humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme.  Ato persona të cilët vrapojnë për tre muaj në mënyrë të rregullt, mund ta harrojnë dietën. Një nga të mirat që mund të merrni nga vrapimi, është humbja e peshës së tepërt. Gjatë vrapimit, përqindja e enzimave të cilat shkrijnë yndyrën rritet nga 10 në 80%. Por gjithashtu duhet të dini se nuk mund të humbisni peshë që në herët e para të vrapimit, sepse indi i muskujve të rinj është më i vështirë për shkak të yndyrës.
  6. Ushqimi. Vrapimi zvogëlon nevojën për ëmbëlsira sepse ulë nivelin e insulinit në gjak. Por gjithësesi, mos harroni ti mundësoni trupit tuaj mjaftueshëm energji. Të domosdoshme janë mineralet dhe proteinat sepse e lejojnë organizmin të funksionojë normalisht. Konsumoni çdo ditë patate, drithëra, banane, arra, bajame, fruta të thata, jogurt, etj. merrni rregullisht vitaminë C dhe pini shumë ujë. Gjatë vrapimit është e nevojshme të pini vetëm disa pika ujë, edhe nëse nuk jeni të etur, sepse nëse ndjeni etje, kjo do të thotë se jeni të dehidratuar.
  7. Pajisjet e nevojshme për vrap. Për tu ndjerë komoditet gjatë vrapimit është e rëndësishme të zgjidhni pajisjet e duhura. Rrobat duhet ta lejojnë trupin të marrë frymë dhe ta lejojnë djerësën të dalë nga trupi. Nëse nuk vishni atlete të cilat rekomandohen për vrap, mund t’i dëmtoni këmbët tuaja, dhe sigurisht, efekti nuk është i njejtë. Sa herë që këmba juaj prek tokën, të gjitha nyjet e trupit, gjunjët dhe shpina janë të ndjeshme, për shkak të ngarkesës e cila është 3-4 herë më e madhe se pesha juaj. Atletet cilësore të cilat rekomandohen për vrap, amortizojnë çdo prekje të këmbës tuaj me tokën duke  bërë që të mos e ndjeni atë.

Shpërndaj