8 mënyra të thjeshta për të hequr yndyrën në pjesën e barkut

A e dinit se orizi i bardhë rrit yndyrën në bark? Mund ta zëvendësojmë atë me një version tjetër integral ose me drithëra të tjera si kinoa (quinoa). Humbja e yndyrës në bark është ndoshta një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi atëherë kur duam të humbasim peshë. Edhe pse dhjami ka tendencë që të lokalizohet në pjesë të ndryshme të trupit, barku është zona më e vështirë e cila kërkon më tepër punë, pasi ajo zonë kërkon më tepër përpjekje dhe vullnet.

A e dinit se orizi i bardhë rrit yndyrën në bark? Mund ta zëvendësojmë atë me një version tjetër integral ose me drithëra të tjera si kinoa (quinoa). Humbja e yndyrës në bark është ndoshta një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi atëherë kur duam të humbasim peshë. Edhe pse dhjami ka tendencë që të lokalizohet në pjesë të ndryshme të trupit, barku është zona më e vështirë e cila kërkon më tepër punë, pasi ajo zonë kërkon më tepër përpjekje dhe vullnet.

Edhe pse stërvitja dhe dieta ndihmojnë në reduktimin e ndjeshëm të yndyrës në pjesën e barkut, gjithashtu duhet të marim në konsideratë edhe rekomandime të tjera me anë të të cilave arrihen rezultate më të mira dhe për një kohë më të shkurtër. Eleminimi i yndyrës në pjesën e barkut mund të themi se është më i vështirë, pasi kjo është zona e cila akumulon më tepër yndyrë. Prandaj, një pakujdesi e vogël apo çfarë do lloj gjëje tjetër e pa përshtatshme, mund të përfundojë me javë, madje edhe me muaj përpjekje. Prandaj duhet të jemi shumë përkushtuar përsa i përket dietës dhe duhet të ndjekim shumë këshilla për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ujë me limon

Konsumi në mëngjes esëll  i ujit me limon dhe me shumë pak kripë ndihmon për të djegur yndyrën në bark dhe për të pasur një bark të sheshtë. Limoni ka efekt detoksifikues dhe pastrues dhe bën të mundur eliminimin e mbetjeve të tepërta në organizëm, duke favorizuar sistemin e tretjes dhe duke kontribuar në djegien e yndyrës.

Shmangni konsumin e orizit të bardhë

Orizi i bardhë është një ushqim i rafinuar i cili ndihmon në rritjen e peshës trupore dhe në rritjen e yndyrës në bark. Nëse dëshironi të keni një bark të rrafshët, mundohuni që të përfshini në ushqimin tuaj produkte të grurit, siç është buka integrale, orizi integral, kinoa dhe tërshëra. Veçanërisht rekomandohet konsumi i kinoas pasi nuk përmban kolesterol, nuk krijon yndyrna në trup, tretet lehtë dhe ka një shije të këndshme. Për gratë shtatzëna, për personat të cilët vuajnë nga anemia, për peronat të cilat kanë problem me mbipeshën, është ushqim ideal pasi nuk përmban gluten.

Shmangni konsumin e sheqerit

Konsumi i sheqerit rrit yndyrën në trup, veçanërisht në pjesën e barkut dhe të belit. Shmangni ëmbëlsirat, pijet e ëmbla dhe ushqimet e  pasura me yndyrë.

Pini më tepër ujë

Konsumi i ujit e mban trupin të hidratuar, aktivizon metabolizmin, stimulon eliminimin e mbetjeve në trup.   Ideale do të ishte pirja e një litër e gjysëm deri në dy litra ujë çdo ditë. Por këtë sasi uji duhet ta konsumoni të ndarë disa herë në ditë, pasi pirja e dy litrave ujë njëherësh nuk jep asnjë efekt pozitiv, madje mund të jetë e dëmshme.

Konsumoni hudhër të papërpunuar

Edhe pse shija dhe aroma e hudhrës nuk janë shumë të këndshme që njeriu të mund ta konsumojë atë çdo ditë, por në të vërtetë i’a vlen një përpjekje e tillë. Konsumi i hudhrës së papërpunuar çdo mëngjes, ndihmon për ta djegur yndyrën shumë më lehtë. Në këtë rast rekomandohet konsumi i dy deri në tetë thelbinj hudhër të papërpunuar, duke e shoqëruar me një gotë ujë me limon. Ky trajtim ndihmon për të djegur yndyrën dhe gjithashtu për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Konsumoni sa më tepër fruta dhe perime

Për të pasur një bark të sheshtë dhe për të zbritur peshën trupore, duhet të konsumoni një sasi të madhe frutash dhe perimesh. Duhet të shmangni konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe ta zëvendësoni atë me ushqime organike. Si frutat edhe perimet duhet të konsumohen të papërpunuara, më vete, në formë sallate apo në formë lëngu natyral.

Mos konsumoni ushqim të përpunuar

Konsumi i ushqimeve të përpunuara dhe të rafinuara, nuk ju ndihmon për të pasur një bark të sheshtë, dhe për të djegur yndyrën në organizëm. Prandaj shmangni konsumin e mishit të përpunuar, miellit të rafinuar dhe të konservuar, pasi ato, përveç të tjerash janë të pasura me shumë kalori.  

Konsumoni më tepër erëza

Edhe pse nuk mund ta besoni, erëzat ndihmojnë në reduktimin e peshës trupore. Erëzat e njohura si kanella, xhenxhefili dhe piperi i kuq, ndihmojnë për të aktivizuar metabolizmin, si dhe i ofrojnë organizmit benefite të tjera shëndetësore. Ato gjithashtu ndihmojnë për uljen e nivelit të sheqerit në gjak duke bërë të mundur  parandalimin e shfaqjes së diabetit. 

Shpërndaj