8 faktorët e rrezikshëm për humbjen e dhëmbëve

Ekspertët stomatologë numërojnë 8 faktorë të rrezikshëm që ndikojnë në humbjen e dhëmbëve si rezultat i sëmundjes periodontale. Sikurse edhe për shkak të shumicës së sëmundjeve të tjera, disa nga këta faktorë nuk mund t’i kontrollojmë.

Ekspertët stomatologë numërojnë 8 faktorë të rrezikshëm që ndikojnë në humbjen e dhëmbëve si rezultat i sëmundjes periodontale. Sikurse edhe për shkak të shumicës së sëmundjeve të tjera, disa nga këta faktorë nuk mund t’i kontrollojmë.

Lista e faktorëve të rrezikshëm:

–          Më të vjetër se 35 vjeç

–          Sëmundjet e dhëmbëve janë më të shpeshta tek meshkujt për shkak të higjenës jo të rregullt dhe mos vajtjes tek stomatollogu.

–          Asnjëherë ose rrallë shkoni tek dentisti

–          Asnjëherë ose rrallë keni përdorur furçë për dhëmbët

–          Keni pirë duhan apo akoma e pini atë

–          Vuani nga diabeti

–          Keni presion të lartë të gjakut

–          Keni artrit reumatoid

Një studim ka treguar se mishërat e sëmurë janë shkaku kryesor i humbjes së dhëmbëve. Në të njejtin studim është treguar se meshkujt dhe personat e moshës mbi 35 vjeçare janë më të prirur ndaj kësaj sëmundje për shkak se nuk i kushtojnë vëmendje higjenës së tyre dentale dhe nuk kryejnë këntrolle ek dentisti deri sa nuk ju shfaqet dhimbje e dhëmbit.

Nga 10 pacientë 3 prej tyre të cilët vuajnë nga sëmundja e mishrave të gojës janë ose kanë qenë duhanpirës. Besohet se lidhja midis duhanpirësve dhe humbjes së dhëmbëve është akoma më e ngushtë.

Afërsisht 40% e pacientëve pothuajse asnjëherë nuk kanë kryer kontrolle stomatologjike, dhe vetëm 13 % kanë shkuar tek dentisti 6 muaj para humbjes së dhëmbëve.

Shumica e pacientëve, madje 60% e tyre kanë treguar se asnjëherë nuk i kanë larë dhëmbët, ndërsa 16% e tyre treguan se i lajnë dhëmbët dy herë në ditë.

Humbja e dhëmbëve dhe shëndeti i përgjithshëm

Shumë pacientë gjithashtu kishin dhe probleme të tjera shëndetësore.  Pothuajse nga 5 pacientë 1 vuante nga diabeti tip 2, dhe është treguar se diabeti dhe humbja e dhëmbëve janë të lidhura ngushtë.

Nga një nga 10 persona vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe artriti reumatoid.

Shpërndaj