Një nga dilemat më të shpeshta që kanë pacientët është se si ti zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Stomatologët e spitalit “Acibadem Sistina” ju këshillojnë se zgjidhja më e mirë për këtë problem është kryerja e implantit dentar. Në vijim do të lexoni 9 arsye përse duhet të vendosni për kryerjen e implantit dentar.
1. Imitojnë dhëmbin natyral – të gjitha sistemet e implantit janë të dizajduara për zëvendësimin ideal të dhëmbit të humbur, mbi të cilin bëhet përgatitja e protezës e cila do ta rikthej besimin dhe buzëqeshjen tuaj.
2. Jetëgjatësi – implantet dentale janë biokompatible, domethënë jo të dëmshme për organizmin. Nëse janë të vendosura në mënyrë profesionale, dhe nëse e gjithë procedura është planifikuar nga i gjithë ekipi (nga dentist për implante, për proteza dhe nga teknik dentar) dhe nëse kujdeseni dhe mbani një higjenë të mirë, mund të zgjasin përgjatë gjithë jetës.
3. Rikthim i formës natyrale të fytyrës dhe buzëqeshjes – nëse ju mungojnë disa dhëmbë, konturet e fytyrës mund të ndryshohen, duke ju dhënë një pamje më të plakur. Implantet dentare janë të dizajnuara për ti dhënë një formë natyrale fytyrës dhe buzëqeshjes tuaj.
4. Mbrojtje të kockës së shëndetshme – hapësirat boshe në gojë pas humbjes së një apo më shumë dhëmbëve, shkakton humbjen e vëllimit të kockës. Implantet janë opsioni më i mirë për ta shpëtuar atë, dhe së bashku me të edhe funksionin dhe pamjen normale të skeletit të fytyrës. Nëse tashmë kocka është humbur dhe ju dëshironi të vendosni implant, edhe për këtë ekziston zgjidhje.
5. Probleme me protezat e lëvizshme – duhet të shmanget mbajtja e protezave. Nuk do të keni nevojë të shqetësoheni, nëse proteza është e paqëndrueshme, nëse do t’ju bjerë nga goja dhe do të duhet të përdorni ngjitës të ndryshëm për ti shmangur këto probleme. Higjena e implantëve dentare është e njejtë me atë të dhëmbëve natyral.
6. Flisni lehtë – implantet funksionojnë si dhëmbët natyral, dhe nuk ju pengojnë gjatë të folurit, ndërkohë që për protezat nuk mund të thuhet e njejta gjë.
7. Konsumoni ushqimin tuaj të preferuar dhe gëzojuni shijeve pa asnjë hezitim – me implant dentar mund të shijoni çdo lloj ushqimi, mund të kafshoni mollë, si dhe nuk do t’ju mblidhet ushqimi nën proteza.
8. Implanti nuk mund të prishet – një anë tjetër pozitive e implantit ë ndryshe nga dhëmbi natyral, është fakti se nuk mund të prishet, por nëse nuk kujdeseni dhe nuk mbani higjenë të rregullt, si dhe nëse nuk kryeni kontrolle të rregullta, ekziston rreziku i shfaqjes së ndonjë infeksioni, i cili mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e implanteve.
9. Pa dhimbje – procesi i vendosjes së implantit është pa dhimbje dhe kryhet nën anestezi lokale.