9 këshilla për tu përballur me të nxehtin gjatë stinës së verës

Gjatë ditëve të ardhshme territori i Maqedonisë do të jetë i kapluar nga një vale ekstreme e të nxehtit, dhe temperaturat do të arrijnë madje mbi 35 C°. Mjekët këshillojnë që të mos dilni jashtë pas orës 10:00 deri në orën 17:00, të pini sa më tepër lëngje, të bëni kujdes me ushqimin, gjithashtu edhe me veshjen, ajo duhet të jetë e lehtë dhe me ngjyra të hapura. Lexoni këshillat e mjekëve tanë në lidhje me faktin se si të përballeni me nxehtësinë e verës.

Gjatë ditëve të ardhshme territori i Maqedonisë do të jetë i kapluar nga një vale ekstreme e të nxehtit, dhe temperaturat do të arrijnë madje mbi 35 C°. Mjekët këshillojnë që të mos dilni jashtë pas orës 10:00 deri në orën 17:00, të pini sa më tepër lëngje, të bëni kujdes me ushqimin, gjithashtu edhe me veshjen, ajo duhet të jetë e lehtë dhe me ngjyra të hapura. Lexoni këshillat e mjekëve tanë në lidhje me faktin se si të përballeni me nxehtësinë e verës.

  • Në këto temperatura të larta, rekomandohet që të gjithë ata persona të cilët nuk kanë ndonjë nevojë të domosdoshme që të dalin jashtë, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Kjo vlen veçanërisht për personat e rinjë dhe për ata persona të cilët vuajnë nga sëmundje kronike. Personat me sëmundje kronike duhet ta marrin rregullisht terapinë e tyre të lëshuar nga doktori. Tek pacientët me sëmundje kronike me presion të lartë të gjakut, dhe pacientët me sëmundje kardiake, janë të rrezikuar ndaj infarktit në zemër dhe në tru.
  • Në rast se keni punë dhe nuk mund ta shtyni për më vonë, atëherë është e nevojshme që të pajiseni me kapelë, syze dhe krem me faktor mbrojtës ndaj diellit. Duhet të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të çelura, si dhe duhet të mbani syze dielli.
  • Nuk duhet të hyni menjëherë në makinë, fillimisht duhet ti hapni dyert, në mënyrë që të dalë nxehtësia e akumuluar nga dielli i nxehtë, dhe nëse është e mundur të përdorni kondicioner. Gjithashtu nuk rekomandohet që menjëherë të qëndroni ambiente me temperatura ekstreme (nga i nxehti në të ftohtë dhe anasjelltas), ju duhet pak kohë për tu përshtatur me temperaturën në mënyrë që të shmangni problemet e lartpërmendura.
  • Tregohuni të kujdesshëm me ushqimin, veçanërisht nëse konsumoni perime. Ato duhet të lahen mirë në mënyrë për të shmangur problemet me zorrët, apo helmimin e tyre, gjë e cila ndodh shpesh gjatë kësaj periudhe.
  • Personat të cilët janë me pushmi gjatë kësaj periudhe, dhe ndodhen pranë ujit, duhet të freskohen shpesh, por deri në orën 10:00 dhe nga ora 11:00 deri në orën 17:00 duhet të qëndrojnë nën hije apo në ambiente të mbyllura dhe të freskëta. Duhet të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës, si dhe patjetër duhet të konsumojnë shumë lëngje.  
  • Në rast se nuk i ndiqni këto këshilla, duhet të jeni të vetëdijshëm se do të keni shfaqje të dhimbjes së kokës, të përziera, të vjella, rritje të temperaturës së trupit, por edhe kolaps kardiovaskular. Në rast se shfaqen simptomat e para të goditjes së diellit, duhet të paraqiteni menjëherë në institucionin më të afërt mjekësor. Në të kundërt, duhet të qëndroni në ambient të errët dhe të freskët. Nëse keni dhimbje koke, mund të pini ndonjë qetësues, paracetamol, dhe duhet të bëni kompreso me ujë të ftohetë në pjesën e ballit, si dhe të bëni dush me ujë të ftohtë.
  • Rekomandohet çiklizmi, por në orët e para të mëngjesit, ose pasdite, pasi të ketë perënduar dielli. Ata të cilët ngasin motoçikletë, nuk do ta ndjejnë shumë të nxehtin, por përdorimi i kacigës ju bën që të ndjeni të nxehtë në kokë. Në rast se duhet të dilni jashtë gjatë këtyre ditëve të nxehta, atëherë mundohuni të zgjidhni rrugët të cilat kanë më shumë hije.
  • Shmangni produktet e mishit të thatë, veçanërisht ato të cilat nuk janë ruajtur siç duhet, pasi mund të shkaktojnë çrregullime të rënda shëndetësore. Mos blini produkte të cilat nuk janë ruajtur në frigorifer, në rast se vendosni ti blini, atëherë duhet ti lani mirë me ujë të bollshëm.  Nuk rekomandohet përdorimi i ushqimit të shpejtë, për shkak të helmimeve të mundshme. Përmbahuni ndaj konsumimit të çfarëdo lloj mishi gjatë kësaj periudhe. Në rast se nuk mund të përmbaheni, atëherë mundohuni që atë ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, dhe mishi të jetë i zier mirë.
  • Konsumoni pije të freskëta jo të gazuara. Dehidratimi është një nga fenomenët më të zakonshëm gjatë periudhës së verës. 

Shpërndaj