Fitnes në ujë

Nuk po filloni dot të kryeni ushtrime. Ushtrimet për ju paraqesin stres dhe mundim. Por ka një mënyrë interesante se si kjo të bëhet argëtuese dhe në të njejtën kohë të mund ta tonifikoni trupin tuaj.

Aerobika në ujë është një mënyrë interesante dhe efikase për të humbur peshë dhe për të forcuar muskujt.  Ushtrimet në ujë janë më tepër efektive për shkak të rezistencës së ujit

Për vetëm gjysëm ore ushtrime në ujë mund të humbisni 300 kalori. Rezistenca që bën uji gjatë ushtrimeve në ujë ndikon pozitivisht në tonifikimin e muskujve si dhe humbasin më lehtë shtresat më të forta të yndyrës dhe celuliti.

Çfarë është më e rëndësishme, ju nuk duhet patjetër të dini të notoni që të mund të praktikoni ushtrime aerobike në ujë!

Të bërit gjimnastika në ujë  do të thotë  ushtrime aerobike të cilat kryhen në ujë të cekët, zakonisht në pishina, ushtrimet janë të shoqëruara me muzikë, dhe zgjasin 40-50 minuta. Ushtrimet që kryhen në ujë janë lëvizje e këmbëve, hedhje e trupi lart, kërcim, si dhe ushtrime për tërheqjen e muskujve. Ka disa forma të gjimnastikës në ujë që mund të kryhen me paisje të posaçme për këtë sport, si psh: këpucë të veçanta për gjimnastikë në ujë, jastëk ajri, si dhe pesha për kyçet dhe nyjet e këmbëve.

10 përfitimet kryesore të ushtrimeve në ujë:

  1. Humbje të yndyrës dhe celulitit.
  2. Forcim të muskujve, rritje të fleksibilitetit, volum të muskujve dhe qëndrueshmëri.
  3. Rekuperim të niveleve të energjisë, dhe në të njejtën kohë lirim të stresit dhe tensionit.
  4. Uji nuk lejon daljen apo dëmtimin e kyçeve , ndërkohë që rezistenca që shkakton uji bën që ushtrimet të kryen me intensitet më të madh.
  5. Nëse urreni apo nuk ndiheni mirë të kryeni ushtrime para personave të tjerë, kryerja e ushtrimeve në ujë është mënyra ideale për t’jua larguar këtë kompleks.
  6. Ushtrimet në ujë përfshijnë vetëm 50% të peshës së trupit, në këtë mënyrë ushtrimet kryhen më lehtë.
  7. Gjimnastika në ujë është e përkryer për të gjithë, pavarësisht nga përgatijta fizike individuale.
  8. Përmirëson tonin, fuqinë dhe lëvizshmërinë e trupit.
  9. Rrethimi i trupit nga uji ka efektin e masazhit.
  10. Gjatë muajve më të nxehtë të vitit ky është sorti i vetëm i cili nuk lejon mbinxehje të trupit.

Ky lloj sporti rekomandohet për personat që vuajnë nga:

  1. Artriti
  2. Dhimbja e shpinës dhe e kyçeve
  3. Skleroza multiple
  4. Persona të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës (rrahjet e zemërs janë më të ngadalta në krahasim me ushtrimet që bëhen jashtë ujit)
  5. Personat të cilët janë mbi peshë
  6. Gratë shtatzëna

Shpërndaj