Shpesh here kemi dëgjuar se kafshët shtëpiake është mirë që të mbahen jashtë shtëpisë pasi ato shkaktojnë alergji. Alergjitë ndaj kafshëve shtëpiake ndodhin veçanërisht shpesh tek personat të cilët janë alergjikë ndaj diçkaje tjetër apo tek personat të cilët vuajnë nga astma. Alergjitë e shkaktuara nga macja janë dy here më të shpeshta se alergjitë e shkaktuara nga qeni.
Çfarë shkakton alergji tek kafshët shtëpiake?
Funksioni i sistemit imunitar është që të identifikojë viruset dhe bakteret dhe të shpëtojë prej tyre. Personat të cilët kanë alergji ndaj kafshëve, kanë system të ndjeshëm imunitar. Ky system imunitar reagon ndaj proteinave që gjenden në urinë, në pështymë apo në lëkurën e thatë (qelizat e vdekura ) të kafshëve shtëpiake. Simptomat të cilat shfaqen si rezultat I një reagimi të tillë, janë në fakt simptomat e alergjisë. Alergenet e maces apo qenit tuaj, mund të gjenden në orenditë shtëpiake, dhe në sipërfaqe të tjera në shtëpi. Këto alergjene, shpesh mund të mbeten për disa muaj në rroba, mirë dhe në orenditë shtëpiake. Qimet e kafshëve shtëpiake në vetvete nuk përfaqësojnë alergene, porn ë të mund të ngjitet zbokth (qeliza të vdekura), urine apo pështymë. Gjithashtu, mbledhin pluhur dhe polen dhe kështu mund të vijë në kontakt me përbërës që shkaktojnë alergji.
Cilat janë simptomat e këtij lloji të alergjisë?
Alergjenet e qenëve dhe maceve gjenden në mukozën e syve dhe të hundës dhe shenjat e para janë kruarje dhe skuqje të syve dhe hundës. Nëse niveli I alergeneve është I ulët simptomat mund të mos shfaqen edhe pas kalimit të disa ditëve nga kontakti me kafshët. Tek personat të cilët kanë sistem të dobët imunitar, përveç këtyre simptomave, mund t’ju shfaqet edhe kollë, vështirësi në frymëmarrje apo humbje të frymëmarrjes 15-30 pas thithjes së alergeneve. Rrallë ndodhë që tek personat me mbindjeshmëri të shfaqet skuqje intensive dhe skuqje në fytyrë, në qafë dhe në pjesën e gjoksit. Tek 3 deri në 10 persona me astmë, kontakti me mace mund të shkaktoj sulm astme.
Si ta ndihmoni veten?
Për ti reduktuar apo për ti parandaluar simptomat e alergjisë, shmangni kontaktin me macet dhe qentë. Shmangni viztat nëpër shtëpitë apo ambientet në të cilat ruajnë kafshë shtëpiake. Shmangia e kontaktit me ta, do t’ju ndihmojë në reduktimin e simptomave të alergjisë deri në atë pike saqë nuk do të keni nevojë për përdorim të ilaçeve shtesë. Ndërroni rrobat tuaja dhe lani duart thellësisht pas çdo kontakti me kafshët.
Zgjedhja më e mirë është që ti mbani jashtë shtëpisë tuaj. Por mos mendoni se mbajtja e maceve apo qenëve në oborr, nuk do ta pengojë futjen e alergeneve në shtëpinë tuaj. Nëse ju përsëri vendosni që të vazhdojnë të jenë pjesë e shtëpisë tuaj, atëherë mos lejoni që ato të futen në dhomën tuaj të gjumit. Pastrojeni thellësisht dhomën tuaj të gjumit dhe dyshemenë mbajeni gjithmonë të pastër. Gjëja më e mirë është që të mos përdorni qilima dhe tepisone, si dhe të gjitha ato gjëra në të cilat mund të mbeten gjurmët e kafshëve tuaja shtëpiake. Gjithësesi, përgjigje më të saktë për parandalimin e do t’ju jape specialist alergolog.