Anestezia tek pacientët e moshuar

Staistikat botërore tregojnë se një nga dhjetë pacientë të cilët kanë nevojë për intervenim kirurgjik (veçanërisht për jo kardiake) i përkasin moshës mbi  70 vjeçare,  dhe 50% e intervenimeve kirurgjikale janë urgjente.  Intervenimet më karakteristike të cilat kryhen tek popullata e rritur, janë lloje të ndryshme të kirurgjisë bajpas, hernies, kataraktit, zëvendësimi i këllkut dhe shumë operacione të tjera.

Anestezia tek pacientët e rritur

Plakja e sistemeve dhe organeve në trupin e njeriut është një pjesë përbërse e jetës. Ky proces nis që nga lindja dhe më pas përshpejton në moshë të rritur, gjatë të cilës ndryshimet janë të dukshme, por shpesh të padukshme gjatë një periudhe më të gjatë kohore.  Studimet e bëra kohët e fundit tek disa persona të rritur i kanë klasifikuar ato  si të “vjetër” nga mosha 70-80 vjeçare, ndërkohë që pacientët më të vjetër se 85 vjeç  i kanë klsivikuar si “shumë të vjetër”.  Dr. Marina Temellkovska Stevanovska , anesteziologe, shpjegon : “Këto persona me ndryshime fiziologjike të plakjes përcaktohensi “pleq të shëndetshëm”, por zakonisht, personat më të moshuar vuajnë nga një numër i madh i komorbiditeve. Jo vetëm që kanë më tepër faktorë rreziku përsa i përket sëmundjes së arterieve koronare, gjithashtu ata janë më të prirur ndaj sëmundjeve cerebrovaskulare, sëmundjes së arteries periferike, dobësimi kongjenstiv i zemrës, sëmundjet kronike të zemrës, fibrilacioni (dridhja) aterial,  sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, artriti, dislipidemia, hipertensioni, diabeti, demenca, etj.  Nga ana tjetër, përkundër përhapjes më të madhe të sëmundjeve kardiovaskulare, terapia efektive që ata përdorin, çon në një reduktim të madh të incidencës absolute kardiovaskulare”.

Përcaktimi i rrezikut të intervenimit

Qëllimi i vlerësimit perioperativ të pacientit nuk është që të jepet leje mjekësore për intervenimin kirurgjik jokardiologjik, por që të kryhet vlerësimi i gjendjes momentale të pacientit dhe të jepen rekmandime që kanë të bëjnë me rrezikun e komplikimeve gjatë gjithë periudhës perioperative. Në këtë mënyrë, pacienti, mjeku, anesteziologu, kirurgu do të jenë në gjendje për të marrë vendime për mënyrën e trajtimit që mund të ndikojë mbi rezultatet afatshkurtra dhe afatgjata. Duhet të përdoren teste diagnostikuese pasi ato ndikojnë mbi trajtimin e pacientit. Tek ky grup pacientësh, përveç historisë të terapisë medikamentoze që ata përdorin, si dhe testet standarde diagnostikuese( radiografia në mushkëri, EKG dhe teste të plota laboratorike të gjakut), shpeshherë, janë të nevojshme edhe teste të tjera shtesë siç është eko e zemrës, stres-testi, spirometria, angiografia, etj. –  shpjegon Dr. Stevanovska.

Lloji i anestezisë

Nëse intervenimi kirurgjik kryhet në pjesën e ekstremitetit të poshtëm ose pelvisi i vogël, preferohet anestezi rajonale (spinale ose epidurale). “Zgjedhja ndërmjet këtyre dy llojeve të anestezive rajonale, varet zakonisht nga pritja e dhimbjes postoperative.  Anestezia epidurale siguron analgjezi të shkëlqyer postoperative dhe lejon reduktimin e përdorimit e nalagjezikëve opioidë intravenoz , të cilët tek pacientët më të moshuar mund të shkaktojë depresion respirativ apo konfuzion postoperativ. Nëse është e nevojshme, anaestezia epidurale mund të kombinohet me anestezi të përgjithshme. Në rast se është e nevojshme, gjatë intervenimit kirurgjik aplikohet anestezi e përgjithshme  e cila nuk ka kundraindikime tek pacientët e moshuar me komorbiditete dhe kryhet me sasi më të vogla të anestezisë” – shprehet Dr. Stevanovska. Shumë i rëndësishëm është fakti që çdo teknikë anesteziologjike, thekson rezervat fiziologjike të kufizuara dhe komorbiditetin tek personat e moshuar. Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme përgatitja e mirë preoperative e pacientit dhe kryerja e të gjitha analizave të nevojshme.

Komplikime të mundshme

Komplikimet e mundshme pas kryerjes së intervenimit kirurgjik tek pacientët më të moshuar, veçanërisht pas operacioneve ortopedike është mosfunksionimi konjiktiv (të njohjes) i hershëm postoperativ (humbja e kujtesës, konfuzioni dhe redukimi i aftësisë për të menduar dhe për tu përqëndruar)  dhe deliriumi. Anestezia rajonale redukton shkallën e mosfunksionimit të njohjes  në javën e parë pas operacionit. Por gjithësesi, sipas studimeve më të fundit  nuk është gjetur asnjë ndryshim i rëndësishëm në shkallën e mosfunksionimit të njohjes tre muaj pas anestezisë së përgjithshme apo rajonale tek pacientët më të moshuar. Për trajtimin e duhur të këtyre komplikimeve, është e rëndësishme që pacienti ta informojë mjekun për të gjitha medikamentet që përdor, të cilat ndikojnë në sistemin nervor.

Si të ndihmoni veten?

Për ti ardhur në ndihmë vetes përsa i përket orientimit më të shpejtë pas intervenimit, merrni me vete anëtarin më të ngushtzë të familjes tuaj. Pas ndërhyrjes, sa më shpejtë të jetë e mundur, vendosni  syzet tuaja të shikimit ose aparatin tuaj të dëgjimit. Zgjidhni  dhomë spitalore me dritare në mënyrë që të mund të ndiqni ndryshimin e ditës dhe të natës. Fotografia familjare, ora dhe kalendari gjithashtu janë një mënyrë e mirë për të pasur një orientim më të mirë dhe më të shpejtë.

Shpërndaj