Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Anomalitë e lindura të veshkave dhe traktit urinar

Anomalitë e lindura të veshkave dhe traktit urinar janë të pranishme tek 3-6 nga 1000 të porsalindur. Dr. Nadica Ristoska Bojkovska,  nefrologe pediatër në "Acibadem Sistina"  shpjegon të gjitha anomalitë e lindura të veshkave dhe nevojën për diagnostikimin e hershëm të tyre. Në vijim ju shpjegojmë anomalitë më të shpeshta të traktit urinar:

Anomalitë e lindura të veshkave dhe traktit urinar janë të pranishme tek 3-6 nga 1000 të porsalindur. Dr. Nadica Ristoska Bojkovska,  nefrologe pediatër në “Acibadem Sistina”  shpjegon të gjitha anomalitë e lindura të veshkave dhe nevojën për diagnostikimin e hershëm të tyre. Në vijim ju shpjegojmë anomalitë më të shpeshta të traktit urinar:

Hidronefroza e lindur

Hidronefoza është anomalia më e shpeshtë e cila mund të zbulohet që në shtatzëninë e hershme me anë të kontrillit me ultratingull. Bëhet fjalë për anomali të kanaleve të veshkave kur janë të zgjeruara. Tek fëmijët kjo anomali manifestohet me gastro intestinal ose me parehati abdominale, të përziera, të vjella apo me infeksion urinar. Hidronefroza postnatale diagnostikohet disa ditë pas lindjes, me anë të kontrollit me eko.  Nëse ultrasonogrami është në rregull,  janë të nevojshme disa kontrolle gjatë vitit të parë të lindjes.  Nëse konfirmohet hidronefroza, duhet të kryhen disa ekzaminime gjatë javës së 2 deri në javën e 4. Nëse hiponefroza është me obstruksion (dmth me bllokim të plotë të rrjedhjes së urinës), rekomandohet trajtim kirurgjik.  Tek foshnjat e tjera  ku anomalija nuk shkakton obstruksion dhe ka funksion normal të veshkave, trajtohet në mënyrë konservative  me anë të kontrolleve me eko dhe renogram 3-4 herë gjatë 2 viteve të para.

Refluksi veziko ureteral

Refluksi veziko ureteral ka të bëjë me kthimin e urinës nga fshikëza në veshka, ndërkohë që rrjedhja normale e urinës duhet të jetë në një drejtim të vetëm , nga veshka në fshikëz. Urina që kthehet në veshka është një burim i infeksionit në veshka dhe në urinë, si dhe mbajtja e urinës  mund të dëmtojë veshkat. Anomalia është e trashëguar , 33% e motrave dhe vëllezërve të pacientëve me refluks do të jenë të prekur nga kjo anomali, dhe 66% e fëmijëve të pacientëve me refluks do të kenë refluks. Trajtimi i kësaj anomalie varet nga shumë faktorë, veçanërisht nga mosha e pacientit, kohës kur është zbuluar, dhe shkallës së refluksit.  Në shumicën e rasteve refluksi tërhiqet spontanisht. Është e nevojshme që të ndiqet rregullisht gjendja dhe të kryhen kontrolle të rregullta, terapi profilaktike për parandalimin e infeksioneve urinare tek pacienti. Nëse bëhet fjalë për një refluks të shkallës së ulët, trajtimi është konservativ. Tek rastet e reflukseve më të rënda, opsionet janë injektim periureteral  defluks kolagjen (metoda STING) ose kirurgji e hapur.  

Uretrat ektopike

Uretër ektopike kemi atëherë kur hapja e uretrës është e vendosur jashtë fshikëzës. Kjo anomali është 6 herë më e përhapur tek femrat se sa tek meshkujt. Më parë, uretra ektopike diagnostikohej tek vajzat e moshës parashkollore për shkak të inlkontenencës (mosmbajtjes së urinës), në rastet me veshka të vetme apo të dyfishta lidhur me infeksionet urinare.  Trajtimi kirurgjik është i shpeshtë: ri–implantimi i uretrës ektopike në fshikëz për personat me veshkë funksionale, me nefrektomi (heqje të veshkës), ose me heminefrektomi për ata të cilëve nuk i’u funksionon veshka.

Ureterocela

Ureterocela është zgjerimi i uretrës intravezikale.  Një pjesë e uretrocelës gjendet në qafën e fshikëzës apo në uretër. Uretrocela mund të shkaktojë kthimin e urinës në veshka.  Trajtohet në mënyrë kirurgjike me një shkallë të lartë suksesi.  Mund të diagnostikohet që në shtatzëni me anë të kontrollit me eko, dhe me një ndërhyrje në kohë mund të eliminohet rreziku i infeksionit. Incidenca e lartë e refluksit në uretër dhe infeksioni urinar shkaktojnë  rrezikun e shkaktërimit të një pjese të veshkës.

Shpërndaj