Anomalitë e lindura të veshkave dhe traktit urinar janë prezente tek 0,5% e grave shtatzëna. Diagnoza prenatale dhe intervenimet e hershme operative mundësojnë zgjidhje të shpejt të anomalive, por megjithatë ato akoma janë shkaku kryesor për anulimin e punës së veshkave në moshë të hershme. Anomalitë kongjenitale të veshkave dhe traktit urinar përfshijnë anomalitë e veshkave, të fshikëzës së urinës dhe uretrës, ndërkohë që anomalitë kongjenitale të traktit të poshtëm urinar bëjnë pjesë defektet kongjenitale të uretrës, fshikëzës së urinës dhe fshikëzës së uretrës. Detektimi i hershëm i anomalive të veshkave dhe kanaleve urinare është faktori më i rëndësishëm për mjekimin e tyre të mëtejshëm në kohë , si dhe për prognozën dhe pasojat të cilat mund të shfaqen gjatë zbulimit të tyre të mëvonshme.
Shkaqet për zhvillimin e anomalive të lindura të veshkave
- obstruksion në kanalet e poshtme urinare në veshkën e fetusit
- anomali për të cilat janë përgjegjës gjenet në zhvillimin e veshkës
- ilaçet ose faktorët e jashtëm, të cilët përcillen nga nëna te fetusi përmes placentës dhe ndikojnë në zhvillimin e veshkës tek fetusi
Zhvillimi i veshkës është proces kompleks dhe kalon nëpër një sërë fazash, ndërsa periudha më kritike është ndërmjet javës së 4-rt dhe të 5-të. Numri më i madh i foshnjave të lindura me anomali të lindura kanë defekte prezentë dhe ekstrarenale (te organet tjera). Këto anomali të lindura janë të pranishme tek 20-30% e anomalive prenatale, ose 1 rast në 500 lindje.
Diagnoza
Ekosonografia përdoret për diagnozë të veshkave dhe është i shkëlqyeshëm për evaluim të sistemit gjenito-urinar te fëmijët pasi që është procedurë minimale invazive, nuk ka rrezatim, nuk ka nevojë për sedatim dhe nuk është e shtrenjtë.
Ekzaminime radiologjike
Cistoureterografia mikcione është metodë e kontrollit në të cilin pas futjes së lëngut të kontrastit në fshikëz bëhet incizimi i fëmijëve me infeksion urinar. Përdoret që të vërtetohet ose përjashtohet prania e refluksit veziko-ureteral (RVU).
Ekzaminime radio-izotopike
Skanimi DMSA është incizim me të cilin pasqyrohet madhësia, forma dhe pozita e parenhimit funksional të veshkës. Te fëmijët me infeksione urinare shpesh janë të pranishme defekte të caktuara të DMSA.
Parandalimi i infektimit urinar
Pacientët me refluks veziko-ureteral duhet të informohen për rrezikun e infektimit urinar, dhe për rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit të hershëm të infeksioneve urinare. Për vëzhgimin racional nevojitet edhe vëzhgimi konzervativ me kontrolle ekosonografike.
Ndërprerja e punës së veshkave tek fëmijët me anomali të rënda të veshkave
Dëmtimi i veshkave tek fëmijët në shumicën e rasteve është kongjenital. Anomalitë e lindura janë shkaku kryesor për ndërprerjen e punës së veshkave tek fëmijët nën moshën 5 vjeçare, duke shkaktuar nevojën për transplantim dhe dializë të veshkave.
Për çfarë duhet të tragojnë kujdes gratë shtatzëna?
Një numër i madh faktorësh shfaqin ndryshime në zhvillimin intrauretar, veçanërisht të shkaktuara për shkak të konsumimit të madh të kripës dhe sheqerit, konsumimit të ulët të proteinave dhe vitaminave, pirjes së duhanit apo ilaçeve nefrotoksike si kortikosteroidet ose gentamicinës.