Anomalitë kongjenitale të veshkave dhe traktit urinar janë të pranishme tek 0.5% e grave shtatzëna. Diagnoza prenatale dhe intervenimet e hershme operative, mundësojnë një zgjidhje të shpejtë të anomalive, megjithatë, ato janë ende shkaku kryesor i dështimit të funksionit të veshkave në moshë të re. Anomalitë kongjenitale të veshkave dhe traktit urinar, përfshijnë edhe anomalitë e veshkave,të fshikëzës së urinës dhe uretrës, ndërsa anomalitë kongjenitale të traktit urinar të poshtëm, përfshijnë defekt kongjenitale të uretrës dhe të fshikëzës së urinës. Të gjitha pyetjeve lidhur me këtë problem tek fëmijët, përgjigje na dha Dr. Nadica Ristoska-Bojkovska, pediatër nefrolog, në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
Arsyet për zhvillimin e anomalive kongjenitale të veshkave
• Obstruksion në rrugët e poshtme të urinës në veshkën e fetusit.
• Anomalitë për të cilat janë përgjegjëse gjenet në zhvillimin e veshkave.
• Ilaçet apo faktorët e jashtëm të cilët transmetohen nga nëna tek fetusi nëpërmjet placentës, ndikojnë në zhvillimin e veshkave tek fetusi.
Zhvillimi i veshkave është një proces i ndërlikuar dhe kalon nëpërmjet një serie fazash, ndërkohë që periudha më kritike është ndërmjet javës 4 (katërt) dhe të 5 (pestë). Një numër i madh i të porsalindurve me anomali, kanë defekte të pranishme dhe tepër reale (në organe të tjera). Këto anomali të lindura janë të pranishme tek 20-30% të anomalive prenatale, ose një rast në 500 lindje.
Diagnoza
Ekosonografia përdoret për diagnostikimin e veshkave dhe është e përkryer për vlerësimin e sistemit gjenetiko-urinar tek fëmijët, sepse ajo është procedurë minimalisht invazive, nuk ka rrezatim, nuk ka nevojë për qetësues dhe nuk është e shtrenjtë.
Ekzaminime radiologjike
Mikciona cistoureterografia një metodë ekzaminimi në të cilën pas futjes së lëndës së kontrastit në fshikëz, bëhet regjistrimi i fëmijëve me infeksione urinare. Përdoret për të konfirmuar ose për të përjashtuar ekzistencën të refluksit veziko-ureteral (VUR).
Ekzaminimet radiosotope
Skanimi DMSA është regjistrimi i cili tregon madhësinë, formën dhe pozitën e veshkës funksionale parenhim. Tek fëmijët me infeksion urinar, shpesh janë të pranishme defekte të caktuara të DMSA.
Parandalimi i infeksionit urinar
Pacientët me refluks veziko-ureteral duhet të informohen për rrezikun e infeksionit të traktit urinar, si dhe për rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit të hershëm të infeksioneve urinare. Për të patur një monitorim racional është i nevojshëm monitorimi konservativ me kontroll ekosonografik.
Dështimi i funksionit të veshkave tek fëmijët me anomali të rënda të veshkave
Dëmtimi i veshkave tek fëmijët është në një masë më të madhe kongjenitale nga ç’mendohej më parë. Anomalitë e lindura janë shkaku kryesor i dështimit të funksionit të veshkave tek fëmijët e moshës më të vogël se 5 vjeç, dhe bashkë me të edhe nevoja për dializë dhe transplantim të veshkave.
Për çfarë duhet të kujdesen gratë shtatzëna?
Një numër i madh faktorësh çojnë në ndryshime në zhvillimin intrauterinë, zakonisht për shkak të konsumit të lartë të kripës, sasisë së ulët të marrjes së proteinave, vitaminave, rritjes së konsumit të sheqerit, pirja e duhanit apo ilaçeve nefrotoksike siç është kortikokosteroidi ose gentamicina.
Zbulimi i hershëm i sëmndjes së veshkave dhe traktit urinar është një faktor i rëndësishëm për trajtimin e tyre në kohë, si dhe parashikimin e pasojave që mund të ndodhin në zbulimin e tyre të mëvonshëm.