Pyetje: Jam 66 vjeç dhe 4 vjet me rradhë vuaj nga artriti reumatoid. Përdor Methotrexate 3 tableta nga 2,5 mg një herë në javë. Kam problem me dhëmbët, por për shkak të terapisë, nuk e di nëse mund të shkoj tek stomatologu për ti hequr. Një problem tjetër që më është shfaqur para tre muajsh është aritmia, dhe që atëherë çdo javë kam aritmi, shqetësim dhe dridhje. Ku duhet të paraqitem dhe çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Sot, Methotrexate është një sdandart i artë për trajtimin e artritit reumatoid e quajtur si sëmundje konvencionale me modifikim të ilaçeve anti –inflamatore. Përkrah tij përdoren edhe ilaçe anti-inflamatore të quajtura sëmundje biologjike të modifikuara të cilat janë të sintentizuara në dy dekadat e fundit (etanercept, infliximab, adalimumab, golimumab, etj). Këto ilaçe janë veçanërisht të dobishme kur trajtimi me ilaçe konvencionale të modifikura anti-inflamatore jep efekte pozitive të pjesshme, ose kur bëhet fjalë për humbjen e efikasitetit terapeutik (i panënshtruar).
Ju merrni dozën minimale të rekomanduar të këtij ilaçi për të sëmurët me artrit reumatoid. Marrja e dozës minimale zakonisht jep më pak efekte anësore. Por, ndonjëherë trajtimi me Methotrexate mund të çojë në reduktimin e ndjeshëm të trumbociteve me sindromën e gjakderdhjes. Në rrethana të tilla, kryerja e këtyre operacioneve elektive vonohet apo shtyhet derisa numri i trombociteve të rritet mjaftueshëm. Në rast se analizat tuaja të gjakut nuk kanë çrregullime të mëdha, atëherë stomatologu juaj mund të kryej ekstraksionet e parashikuara të dhëmbëve. Lidhur me pyetjen tuaj rreth aritmisë së zemrës, duhet të kontaktoni kardiolog i cili merret me elektrofiziologjinë e zemrës.