Avantazhet e ushqimit pikant

Të gjithë ne gëzohemi kur në tavolinë kemi ndonjë ushqim djegës. Edhe pse nuk duhet të konsumohet shpesh, ushqimi pikant gjithashtu ka avantazhet e veta. Ai ndihmon në humbjen e peshës, parandalon kancerin, ul presionin e gjakut, mbron zemrën si dhe ndihmon në uljen e stresit.

Specat djegës mbrojnë organizmin tonë nga sëmundjet kardiovaskulare, gjithashtu janë të dobishëm edhe për zvogëlimin e efekteve të dëmshme të kolesterolit të keq.

Nëse keni problem me peshën e tepërt trupore, ushqimi djegës mund t’ju ndihmojë për këtë problem, ai ndihmon trupin për të djegur më shumë kalori. Specat djegës ulin presionin e gjakut dhe relaksojnë enët e gjakut.

Përveç kësaj ne ofrojmë një recetë pikante interesante – fasule e zezë djegëse.

Përbërësit:

– Një lugë vaj ulliri
– Një qepë e prerë imët
– Tre speca të kuq të prerë imët
– Dhjetë kërpudha të freskëta (të prera në formë kubi)
– Gjashtë domate cherry
– Një lugë piper të zi
– Një lugë qimnon
– Një lugë spec chilli (djegës)
– Dy konzerva me fasule të zeza- të thata dhe të shpërlara
– Një gotë e gjysëm supë pule
– Një lugë kripë

Përgatitja:

Lëreni vajin të nxehet në një tenxhere në një temperaturë mesatare. Shtoni qepën, specat, kërpudhat, domatet dhe misrin dhe lërini të skuqen për 10 minuta, deri sa qepa të duket transparente. Shtoni qimnon, piperin e zi dhe chillin. Shtoni fasulen e zezë, supën e pulës dhe kripën. Lëreni të vlojnë, dhe shërbejeni atë për 8 persona.

Ju bëftë mirë!

Shpërndaj