Bëhet fjalë për grip apo të ftohtë?

Është e rëndësishme të dalloni gripin nga të fohtët, në mënyrë që të mund të reagoni në kohë dhe t’i shmangni komplikimet siç është inflamacioni në mushkëri. Efektet më të mira arrihen nëse gripi trajtohet jo më vonë se 48 orë pas shfaqjes së simptomave.

Është e rëndësishme të dalloni gripin nga të fohtët, në mënyrë që të mund të reagoni në kohë dhe t’i shmangni komplikimet siç është inflamacioni në mushkëri. Efektet më të mira arrihen nëse gripi trajtohet jo më vonë se 48 orë pas shfaqjes së simptomave.

Simptomat e gripit shfaqen menjëherë

Ndjeni humbje të fuqisë, keni dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe keni kollë? Zakonisht, simptomat e gripit shfaqen menjëherë. Ndryshe nga gripi, simptomat e të ftohtit nuk janë shumë intenzive. Atë do ta dalloni nga rrjedhja dhe bllokimi i hundës. Nëse bëhet fjalë për grip, për 5 ditë do të ndiheni më mirë edhe pse do të vazhdoni të ndiheni të lodhur për më shumë se një javë. Ftohja, zakonisht, kalon për një javë.

Temperatura zakonisht është shenjë e gripit

Temperatura, në të shumtën e rasteve, shfaqet gjatë gripit. Zakonisht, tek fëmijët, temperatura mund të jetë shumë e lartë, por, gjithashtu, temperatura tek fëmijët mund të jetë edhe shenjë e ftohjes.

Lodhja nga gripi mund të zgjasë me javë

Lodhja dhe plogështia gjatë gripit, mund të zgjasë deri në 3 javë. Tek të moshuarit dhe tek ata të cilët kanë inflamacion kronik ose rënie të imunitetit, mund të zgjasë edhe më tepër.

Dhimbja e kokës, kollitja dhe dhimbja e veshëve janë simptoma të cilat shoqërojnë njera-tjetën.

Dhimbja e kokës shfaqet përgjatë gripit dhe të ftohtit. Meqenëse të ftohtit dhe gripi sulmojnë rrugët e frymëmarrjes, kollitja shfaqet në të dyja rastet. Inflamacioni i mushkërive mund të ndodhë si rezultat i gripit. Nëse keni kollë të vazhdueshme, e cila shoqërohet me dhimbje në kraharor, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, mungesë të ajrit, atëherë mund të kemi të bëjmë me një komplikim për të cilin duhet patjetër të konsultoheni me mjekun, në mënyrë që të merni trajtimin e duhur. Një simptom e përbashkët e cila shfaqet përgjatë gripit dhe të ftohtit, është dhe dhimbja e veshit.  Nëse kjo dhimbje zgjat për një kohë më të gjatë, nëse intensiteti i saj rritet më tej, atëherë mund të kemi të bëjmë me një komplikim, për të cilin, gjithashtu, duhet të konsultoheni me mjekun për të marë trajtimin e duhur. Inflamacioni i sinuseve, gjithashtu mund të jetë një shenjë tjetër e cila mund të shfaqet gjatë gripit dhe të ftohtit.

Parandaloni përhapjen e infeksionit – lani duart

Larja e duarve është gjëja më e rëndësishme për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së infeksionit. Lani duart me shumë kujdes, veçanërisht pas kollitjes, tështitjes si dhe pas pastrimit të hundës.

 

Shpërndaj