Përdorim I kufjeve me mbrojtës

Kufjet përdoren shpesh nga njerëzit në jetën e përditshme. Edhe pse mund të na e zbukurojnë ditën me muzikë, ato  gjithashtu mund të shkaktojnë problem me dëgjimin. Ja si ta zvogëloni këtë rrezik: Me pak përpjekje mund të gjeni modele të cilat përjashtojnë zhurmën e jashtme, kështu që nuk keni nevojë të ngrini volumin, ose pajisje të cilat e kufizojnë zërin në nivele , pajisje e cila është e domosdoshme veçanërisht për fëmijët duke ju ofruar atyre mbrojtje.

Kufjet përdoren shpesh nga njerëzit në jetën e përditshme. Edhe pse mund të na e zbukurojnë ditën me muzikë, ato  gjithashtu mund të shkaktojnë problem me dëgjimin. Ja si ta zvogëloni këtë rrezik: Me pak përpjekje mund të gjeni modele të cilat përjashtojnë zhurmën e jashtme, kështu që nuk keni nevojë të ngrini volumin, ose pajisje të cilat e kufizojnë zërin në nivele , pajisje e cila është e domosdoshme veçanërisht për fëmijët duke ju ofruar atyre mbrojtje.

Balanconi volumin dhe kohëzgjatjen e përdorimit të kufjeve

Niveli I volumit dhe kohëzgjatja janë të rëndësishme për përdorimin e kufjeve të ndryshme.

Hulumtimet tregojnë se rregulli bazë I balancimit të  volumit duhet të jetë 80% për një periudhë prej 90 minutash. Nëse dëgjoni muzikë më tepër se 90 minutat e rekomanduara, atëherë duhet të zvogëloni volumin. Një tjetër rregull I pranuar është përdorimi 60/60, që do të thotë 60 minuta përdorim me 60 % volum, më pas bëni pushim.

3 lloje kufjesh

Përveç volumit dhe kohëzgjatjes së përdorimit të kufjeve, ekziston dhe përzgjedhje e kufjeve. Ekzistojnë tre lloje të kufjeve, secila me dizajnin, avantazhet dhe disavantazhet e veta.

1.       Kufjet të cilat e mbulojnë të gjithë veshin janë më të mira veçanërisht në izolimin e zhurmave të jashtme.

Avantazhet dhe disavantazhet:

  • Cilësi më të mirë të zërit në volum të ulët
  • Nuk janë të vogla dhe të lehta në përdorim

2.       Kufjet e veshit (të vogla)  janë më të lehta në përdorim

Avantazhet dhe disavantazhet:

  • Shërbejnë për të folur në telefon kur jeni në timon
  • Nuk e mbulojnë të gjithë sipërfaqen e veshit
  • Njerëzit gjithmonë e rrisin volumin deri në dëmtimin e veshit

3.       Kufjet e veshit për izolim  janë më të mira për shmangijen e zhurmave të jashtme, por mund të jenë të rrezikshme për ata persona të cilët vrapojnë ose ngasin biçikletën.

Avantazhet dhe disavantazhet:

  • Lloji I gomës që ndodhet në kufje bllokon kanalin e dëgjimit, dhe shurma e jashtme është pothuajse e pa depërtueshme
  • Ka mundësi më të madhe të dëgjoni muzikë në nivel të mbrojtur
  • Nuk mund të dëgjoni sinjale paralajmëruese në trafik

Pavarësisht se cilat kufje do të zgjidhni, do të ishte mire të shpenzonit pak më tepër para, që të mund të blini kufje më cilësore

Kufjet me cilësi të lartë mundësojnë ton zëri më të mire dhe natyral , si dhe mundësia për rritjen e volumit I cili mund të shkaktojë dëmtimin e veshit, është më e ulët.

Adoleshentët dhe humbja e dëgjimit

Problem është fakti se shumica e aparatëve të dëgjimit, mundësojnë volum shumë më të lartë se ai I rekomanduar 85 decibel, sidomos për të rinjtë të cilët janë të vetëdijshëm për efektet negative afatgjata. Hulumtimet tregojnë se 12-15% e adoleshentëve kanë dëgjim të dëmtuar. Ekspozimi I hershëm ndaj zhurmës, rezulton me lëndim të veshit të mesëm, I cili sjell dëme të cilat ndihen më vonesë dhe më pas është e vështirë te reagohet në kohë. Volumi I lartë  shkakton plakjen e vesht 50% më herët. Në moshën 50 vjeçare do të dëgjoni sikur të ishit 80 vjeçar.

Shpërndaj