Disa këshilla se si ti kaloni pushimet në mënyrë të sigurt nëse vuani nga sëmundjet e zemrës

Verë! Pushime verore! Si të përballemi me to?

Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, veçanërisht ata të cilët kohët e fundit kanë zbuluar se vuajnë nga ndonjë sëmundje e zemrës, ndjejnë frikë dhe shpesh pyesin se çfarë  rekomandohet për ta?

Kur temperatura e jashtme ngrihet mbi 30 gradë Celsius, veçanërisht në kushte të lagështisë së lartë të ajrit , duhet të jeni të kujdesshëm. Më të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të zemrës kanë probleme më të mëdha. Pothuajse në çdo familje ka një anëtarë që vuan nga sëmundjet e zemrës. Shumë shpesh ndodh që gjatë verës personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës të mos I shijojnë pushimet verore. Me pak vëmendje në lidhje me nevojat e tyre specifike dhe pushimet verore, edhe ata mund ti shijojnë pushimet, madje mjaft mirë.

Verë! Pushime verore! Si të përballemi me to?

Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, veçanërisht ata të cilët kohët e fundit kanë zbuluar se vuajnë nga ndonjë sëmundje e zemrës, ndjejnë frikë dhe shpesh pyesin se çfarë  rekomandohet për ta?

Kur temperatura e jashtme ngrihet mbi 30 gradë Celsius, veçanërisht në kushte të lagështisë së lartë të ajrit , duhet të jeni të kujdesshëm. Më të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të zemrës kanë probleme më të mëdha. Pothuajse në çdo familje ka një anëtarë që vuan nga sëmundjet e zemrës. Shumë shpesh ndodh që gjatë verës personat të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës të mos I shijojnë pushimet verore. Me pak vëmendje në lidhje me nevojat e tyre specifike dhe pushimet verore, edhe ata mund ti shijojnë pushimet, madje mjaft mirë.

Konsultohuni me kardiologun!

Kur temperaturat e jashtme janë të larta, trupi ynë ka nevojë për tu ftohur.  Ftohja e trupit ndodh me zgjerimin e enëve të gjakut, pëemes mekanizmit të djersitjes. Gjatë këtij procesi zemra punon më shpejtë ndërsa presioni I gjakut ulet. Kujdesi është I nevojshëm edhe për pacientët me zëmër të dobësuar të cilët marrin ilaçe për asgjësimin e lëngjeve të tepërta nga trupi. Dehidratimi rritë dendësinë  (trashjen) e gjakut e cila është e rrezikshme për personat me valvula artificial, si dhe për pacientët me sëmundje koronare  me terapi antikoagulante. Ky rrezik vlen për të gjithë pacientët me një histori të mëparshme të trombozë në venë ose komplikime tromboembolike. Prandaj, para pushimeve verore konsultohuni edhe një here me mjekun tuaj familjar, dhe nëse është e nevojshme edhe me mjekun kardiolog për lëshimin e ilaçeve me recetë, regjimin e ushqimit dhe këshilla të tjera të rëndësishme në lidhje me gjendjen dhe situatën tuaj.

Përzgjedhja e destinacionit për kalimin e pushimeve është individuale.

DET APO LIQE?

Kjo është zgjedhja më e zakonshme për të kaluar pushimet verore. Rekomandohet shmangia e rrezeve të drejtpërdrejta të diellit gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, nga ora 11:00 – 17:00. Gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, pas qëndrimi të mundshëm në dhoma apo ambiente të klimatizuara, por jo dhe shumë të ftohta, optimalisht rreth 22-24˚C. Smangni daljet e menjëhershme nga tepmeratura të ftohta në ato temperatura të jashtme mbi 30˚C. pëedorni veshje me ngjyra të çelëta të cilat nuk I përthithin rrezet e diellit, mbroni kokën ndaj rrezeve me anë të një kapeleje. Nëse ekziston dallim I madhe ndërmjet temperaturës së ujit të detit apo liqnit me temperaturën e jashtme, nuk duhet të hidheni në ujë menjëherë, por duhet ta bëni atë gradualisht duke e ambientuar trupin pak nga pak me temperaturën e ujit. Mos notoni gjatë dhe në mënyrë të sforcuar, si dhe shmangni aktivitete të tjera sportive të gjata dhe të mundimshme.

VENDET MALORE!

Një zgjedhje e përkryer për kalimin e pushimeve verore. Kuptohet, jo në një lartësi tepër të madhe mbi nivelin e detit. Gjithmonë është mjaftueshëm freskët, dhe rekomandohet shëtitje e gjatë në ajër të pastër,  por jo tepër sforcuese. Bëni kujdes me përzgjedhjen e këpucëve, atë duhet të jenë të rehatshme, të lehta dhe të sigurta. Edhe në vendet malore është gjithmonë i nevojshëm përdorimi i kapeles për mbrojtjen e kokës. Ilaçet gjithmonë duhet ti pini para se të dilni për shëtitje. Gjithmonë duhet të mbani me vete lëngje të cilat nuk duhet të jenë tepër të sheqerosura.

TURIZËM RURAL!

Kjo është forma më e vjetër, më tradicionale e turizmit në rajonin tonë, e cila tashmë është gjithnë e më aktuale. Kjo përsëri po bëhet një zgjedhje gjithnjë e më e shpeshtë për shumë familje. Këshillohet shmangia e qëndrimit në diell gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. Mund të uleni dhe të pushoni në vende me hije në të cilat mbizotëron ngjyra jeshile. Është i nevojshëm kujdesi dhe vëmendja edhe për personat të cilat kanë shumë faktorë rreziku, edhe pse ndoshta nuk kanë  sëmundje kardiake të manifestueshme. Përpjekjet ekstreme siç është noti intensiv apo vrapi në kushte të temperaturave të larta dhe lagështisë së lartë të ajrit, mund të shkaktojnë infarkt në zemër dhe  kushte apo gjendje të tjera serioze për këtë grup personash.

KËSHILLA NË LIDHJE ME USHQIMIN GJATË MUAJVE TË VERËS:

Hani ushqime të lehta! Mos përdorni tepër kripë në ushqim!

Hani më tepër vakte por jo me ushqim të rëndë!

Konsumoni disa porcione frutash dhe perimesh në ditë!

Pini më tepër lëngje, mundësisht ujë!

Shmangni pijet e sheqerosura!

Shmangni pije alkolike të forta!

Dhe sigurisht: mos harroni të merrni terapinë tuaj rregullisht!

Bëni kujdes ndaj rreziqeve: dehidratimi gjatë muajve të verës! Në kushte të ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit, dehidratimi mund të shkaktojë shterim për shkak të të nxehtit apo insolacion (goditje nga dielli), veçanërisht për personat me sëmundje të zemrës, dhe duhet t’i zbuloni menjëherë këto gjendje të shkaktuara nga dielli në mënyrë që të veprohet në kohë.

SI T’A NJOHIM SHTERIMIN E SHKAKTUAR NGA DIELLI?

Djerësitje të rënda!

Lëkurë e ftohtë dhe e lagësht!

Marramendje apo dobësi!

Puls të shpeshtë (rrahje zemre)!

Frymëmarrje të cekët dhe të shpeshtë!

Të vjella!

Rekomandim: qëndroni në vend të freskët dhe freskohuni menjëherë, si dhe patjetër kërkoni ndihmë mjekësore!

SI T’A NJOHIM GODITJEN E SHKAKTUAR NGA TË NXEHTIT?

Lëkurë e nxehtë e pa djersitur!

Puls i shpejtë!

Temperaturë e lartë e trupit!

Shpërqëndrim i cili mund të çojë deri në humbjen e vetëdijes!

Rekomandim: kujdes mjekësor i menjëhershëm!

Shpërndaj