Perimet– aleate të shëndetit

Perimet janë burime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Perimet përmbajnë substanca të cilat ndihmojnë në parandalimin apo luftimin e sëmundjeve të zemrës, të kancerit, të diabetit, artritit, presionit të lartë të gjakut, mbipeshës, plakjes së parakohëshme, rrudhave në fytyrë, etj. Ja përse i'a  vlen të përmendim disa nga arsyet përse duhet të konsumojmë një pjesë të mirë të tyre çdo ditë.

Perimet janë burime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Perimet përmbajnë substanca të cilat ndihmojnë në parandalimin apo luftimin e sëmundjeve të zemrës, të kancerit, të diabetit, artritit, presionit të lartë të gjakut, mbipeshës, plakjes së parakohëshme, rrudhave në fytyrë, etj. Ja përse i’a  vlen të përmendim disa nga arsyet përse duhet të konsumojmë një pjesë të mirë të tyre çdo ditë.

Perimet përmbajnë shumë pak kalori

Në shoqërinë tonë çdo ditë dhe më tepër ka persona me mbipeshë trupore. Për të humbur kilogramët e tepërt, duhet të konsumojmë më pak kalori dhe duhet të merremi më tepër me aktivitete fizike.  Konsumimi i perimeve si ushqim kryesor mund të ndihmojë në humbjen e peshës së tepërt.

Perimet nuk përmbajnë yndyrëra dhe nuk kanë kolesterol

Ushqimet me yndyrë rrisin mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe të disa llojeve të kancerit. Shumë ushqime shtazore përmbajnë kolesterol. Konsumimi i perimeve të cilat nuk përmbajnë aspak kolesterol, mund të parandalojë shfaqjen e rrezikut të këtyrej sëmundje të cilat shpesh janë të rrezikshme për jetën.

Perimet nuk përmbajnë natrium (sodium)

Natriumi gjendet tek kripa dhe tek shumë ushqime të tjera. Përdorimi i tepërt i tij mund të shkaktojë rritjen e presionit të gjakut tek disa persona. Vlen për tu theksuar se perimet e freskëta  përmbajnë shumë pak natrium, në fakt, perimet e ngrira  dhe ato të paketuara, përmbajnë më tepër ntrium në krahasim me perimet e freskëta. Kërkoni produkte me nivel sa më të ulët të natriumit duke lexuar etiketën në paketim.

Perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale

Perimet me ngjyrë jeshile të errët dhe me ngjyrë portokalli, mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër disa llojeve të kancerit, siç është kanceri në mushkëri apo kanceri në fyt. Perimet të cilat përmbajnë beta karroten,  shndërrohet në vitaminë A në organizëm.  Ushqimet e pasura me beta karroten mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Në këtë grup bëjnë pjesë: karrota, kungulli, kungulli i njomë, spinaqi dhe brokoli.

Shumë perime përmbajnë gjithashtu një nivel të lartë të vitaminës C, dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të fytit dhe të stomakut. Këtu përfshihen: speci i kuq, lulelakra, brokoli, lëpjeta, domatja.

Disa perime janë burime shumë të mira të hekurit

Ky mineral është i nevojshëm për të gjeneruar komponentët e gjakut dhe të ofruar energji. Mungesa e hekurit në ushqim mund të shkaktojë anemi. Ushqimet me përmbajtje të lartë të hekurit janë: spinaqi, bizelja, fasulja, gjethet jeshile të panxharit dhe patatet.

Disa perime janë të pasura me kalcium

Perimet me ngjyrë jeshile të errët, siç është spinaqi, brokoli dhe lakra, janë të pasura me kalcium. Kalciumi është i nevojshëm për shëndetin e mirë të kockave dhe të dhëmbëve, dhe mund të parandalojë shfaqjen e osteoporozës.

Perimet janë të pasura me fibra

Fibrat janë pjesë e bimëve të cilat nuk mund të treten apo të absorbohen nga organizmi. Ushqimi i pasur me fibra mund të ndihmojë kundër shfaqjes së kacerit në zorrën e trashë.  Të gjitha perimet janë burime të mira të fibrave. Mos harroni se, është gjithmonë më mirë që fibrat të merren me anë të ushqimit se sa me anë të pilulave apo të burimeve të tjera.  

Shpërndaj