Nëse tek gjiri janë zbuluar gjetje të dyshimta, duhet bërë biopsia me anë të gjilpërës, ose ajo zonë e dyshuar duhet të shqyrtohet me anë të operacionit në mënyrë që të arrihet diagnoza. Në rastet kur gjetjet e dyshimta nuk mund të zbulohen me anë të prekjes, është e nevojshme kryerja e biopsisë me anë të gjilpërës, me ndihmën e metodave të regjistrimit në klinikën për radiologji. Kohëzgjatja e kësaj procedure varion nga metoda në metodë, por zgjat nga 20-40 minuta. Pas përfundimit të procedurës, gjetjet konsiderohen si beninje, të dyshimta (atipike) ose malinje. Të gjitha sëmundjet e gjirit, fillimisht diagnostikohen me anë të biopsisë me gjilpërë.
Si zbatohet ajo?
Para kryerjes së biopsisë aplikohet anestezia lokale në gji dhe me anë të gjilpërave të ndryshme merret një numër i mjaftueshëm i shembujve të indeve nga zonat e dyshuara. Në rast se në rezultatin e biopsisë zbulohet kanceri i gjirit, pacienti duhet të operohet përsëri. Gjithësesi, tek gratë me gjetje të dyshimta, rreziku i zbulimit të kancerit është mesatarisht rreth 10-40%. Me fjalë të tjera, tek numri më i madh i pacientëve, nuk rezulton me kancer. Nëse me anë të biopsisë me gjilpërë zbulohet se sëmundja është beninje, pacienti kursen shumë procedura të panevojshme, siç është përshembull, anestezia e panevojshme, nuk është e nevojshme që të operohet dhe nuk ka nevojë që të qëndrojë në spital.
Biopsitë me anë të gjilpërës, mund të aplikohen me ndihmë të ultratingullit, mamografisë (metoda stereotaktike) ose me rezonancë magnetike. Ultratingulli është procedura më e rekomanduar për shkak se ajo është një metodë e përshtatshme për të dy, si për pacientin edhe për doktorin, nuk ka rrezatim dhe gjilpëra gjatë gjithë kohës mund të ndiqet me anë të ekranit.
Biopsia e gjetjeve të arritura me anë të mamografisë, bëhet me metodën stereotaktike, me ndihmën e mamografisë, ndërsa, biopsia e gjetjeve të arritura me anë të rezonancës magnetike mund të kryhet me ndihmën e rezonancës magnetike.
Në të gjithë botën, diagnostikimi i sëmundjeve të gjirit bëhet me anë të biopsisë me gjilpërë. Për kryerjen e biopsisë me gjilpërë, pacienti merr anestezi lokale. Pas përfundimit të biopsisë pacienti mund të kthehet në shtëpi në të njejtën ditë.
Biopsia aspirative me gjilpërë të hollë (FNAB)
Kur përdoret?
Kjo metodë zakonisht aplikohet me anë të ultrasonografisë. Përdoret për mënjanimin e lëngut të kistit të gjirit, ose për kryerjen e biopsisë së nyjeve limfatike të sqetullës. Biopsia mund të kryhet edhe për masat të cilat janë shumë të vogla ose ndodhen shumë thellë në brendësi të gjirit.
Metoda e aplikimit: gjatë procesit të biopsisë me gjilpërë të hollë, jepet anestezi lokale në atë zonë mbi të cilën do të kryhet biopsia, dhe më pas gjilpëra e hollë vendoset mbi zonën e dyshuar. Më pas, një sasi e caktuar e lëngut mënjanohet me anë të shiringës. Ky lëng vendoset mbi xham dhe më pas ekzaminohet nën mikroskop, nga ana e patologut, me qëllim për të zbuluar nëse ka prani të qelizave të dyshimta apo jo. Patologu, zakonisht është i pranishëm gjatë kryerjes së biopsisë, për të parë nëse është marë numër i mjaftueshëm i qelizave. Nëse mostra nuk është e mjaftueshme për gjetjen e diagnozës, procedura mund të përsëritet disa herë.
Avantazhet
- Duke pasur parasyshë se gjilpëra është tepër e hollë, gjatë kësaj metode nuk është e nevojshme që të pritet lëkura.
- Rezultatet mund ti merrni për disa orë
- Kjo është procedura më e lirë ndaj të gjitha procedurat e tjera të biopsisë, sepse për kryerjen e kësaj procedure, është e nevojshme vetëm gjilpëra (agia) dhe shiringa.
Disavantazhet
- Saktësia e kësaj metode është më e vogël se metodat e tjera (70-80%).
- Nëse biopsia nuk kryhet gjatë pranisë së patologut, është e mundur që rezultatet të mos jenë të plota. Për vlerësimin e rezultatit të bbbiopsisë është e nevojshme përvoja e specialistit patolog.