Për një jetë të shëndetshme keni nevojë për ushqim të shëndetshëm. Patatja e ëmbël me siguri bën pjesë në këtë meny. Ajo përmban shumë niseshte dhe pak yndyra, për këtë arsye është e mirë për fëmijët, sportistët dhe diabetikët, sepse ajo jep energji dhe nuk ju shton në peshë!
Patatja e ëmbël është një produkt me përmbajtje të lartë të energjisë, e cila përmban shumë niseshte dhe shumë pak yndyrë. Mund t’i plotësojë nevojat e përditshme ushqyese pasi është e pasur me karbohidrate , vitamina (A, C, E, B6) dhe minerale (kalium, hekur, magnez).
Ajo përmban në vetvete sasi të mëdha të Beta – karroten (200 gr patate e ëmbël dhe 5 kg brokula përmbajnë të njetën sasi të Beta-karroten). Beta-karroten shpesh quhet si pro vitaminë A, pasi organizmi në varësi të nevojave, e shndërron atë në vitamin A. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe shëndetin e lëkurës dhe mukozës, sepse ndikon në pjesët më të thella të qelizave, duke i rritur dhe zëvendësuar qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës. Beta karroten, stimulon funksionimin e sistemit të imunitetit. Është një antioksidant i njohur dhe i rëndësishëm për funksionimin e mirë të sistemit imunitar (ndër të tjera edhe për parandalimin e sëmundjes Alzheimer).
Vetëm 140 gr patate e ëmbël siguron nevojat ditore të vitaminës E, e cila është shumë e rëndësishme pasi ju mbron ndaj sëmundjeve të zemrës dhe ndaj bllokimit të arterieve.
Patatja e ëmbël, siç e përmendëm dhe më lart, është e mirë për fëmijët, sportistët dhe diabetikët, pasi jep energji dhe nuk shton në peshë. Ajo nuk
përmban kolesterol, dhe është e mirë për ata persona të cilët kanë probleme me rritjen e yndyrës në gjak. Paraqet një burim të pasur me fibra dietike që është e nevojshme për funksionimin e duhur të metabolizmit, i cili zvogëlon rezikun e kancerit në zorrën e trashë.
5000 VJET TRADITË
Patatja e ëmbël vjen nga Amerika jugore. Njerëzit e përdorin 5000 vjet dhe sot është një kulturë e përhapur në zonat tropikale. Prodhuesi më i madh në botë është Kina, me 80% të prodhimit botëror, e cila ndiqet nga Indonezia dhe Uganda. Më së tepërmi konsumohet në ishujt Solomon (160 kg për person në vit) dhe Burundiju ( 130 kg për person në vit).
E zier, e pjekur ose e skuqur!
Patatja e ëmbël përgatitet në të njetën mënyrë si dhe patatje e zakonshme – e zier, e pjekur, e skuqur apo pure. Është më mirë që ta përgatisni në avull në vend që ta zieni në ujë. Në mënyrë që patatja ta ruaj shijen dhe aromën, duhet ta lemë të ziej 30-40 minuta. Mund të piqet në të njetën mënyrë sidhe patatja e zakonshme dhe të përgatitet si një ushqim më vete apo si shoqërues i mishit. Është e përshtatshme për tu pjekur në zgarë, mund të përpunohet në miell, pure apo patatina.