Të gjithë çajrat bimorë janë të shëndetshëm. Por ka disa çajra të tjerë të cilët janë veçanërisht të mirë për lehtësimin e kollës. Një avantazh tjetër i çajrave bimorë është se përgatiten lehtë dhe janë relaksues. Më poshtë do të lexoni se cilët çajra janë të mirë për kollën:
Ekspektorante natyrore
Emri shkencor i lules së blirit është ‘tilia’ dhe është i njohur si ‘nektari i mbretërve’ për shkak të benefiteve të saj të mëdha për shëndetin njerëzor. Që në kohët e lashta është përdorur si ilaç për shërimin e shumë sëmundjeve. Çaji i blirit është një ekspetorant natyror. Gjithashtu ndihmon në lehtësimin apo heqjen e kollës, lehtëson bronkitin dhe shëron rrugët e frymëmarrjes.
Çaj xhenxhefili
Xhenxhefili është një bimë e cila rritet nën tokë, me origjinë aziatike, ka shije pikante, aromë limoni dhe kultivohet në zona me klimë tropikale. Prisni një copëz xhenxhefil dhe hidheni në një tenxhere me ujë të valuar. Lëreni të valojë për disa minuta, kullojeni dhe hidhini pak mjaltë blete. Pihet tre herë në ditë derisa të mos keni më kollë.
Çaj mente / nenexhiku
Menta është një bimë e cila është përdorur me mijëra vjet për të zgjedhur një shumëllojshmëri të çrregullimeve gastrointestinale dhe ndihmon në tretjen e ushqimit , që është një nga përfitimet kryesore të çajit të mentës. Kjo pije e shishme ndihmon për uljen e gazrave të cilat akumulohen në organizëm, gjithashtu rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e tretjes dhe mundëson lëvizjen e shëndetshme të zorrëve. Përveç të tjerash, çaji i mentës ndihmon edhe për qetësimin e kollës.
Çaj kamomili
Çaji i kamomilit është veçanërisht i dobishëm për kollën e thatë. Për të dhënë një efekt më të mirë mund ti shtoni pak lëng limoni dhe mjaltë blete. Ky çaj është shumë i mirë për shëndetin dhe nuk shfaq efekte anësore, megjithatë nuk rekomandohet pirja e tij nga gratë shtatzëna gjatë tremujorit të parë si dhe nuk duhet ta pini nëse jeni alergjikë ndaj margaritave.
Çaj i bimës së limonit
Kolla e thatë mund ta irritojë fytin duke ju shkaktuar pagjumësi. Prandaj, para se të flini pini një filxhan me çaj limoni. Në fakt, shumica e çajrave ndihmojnë për të lehtësuar apo hequr kollën e thatë, por çaji i limonit nuk përmban kafeinë, kështu që ai do t’ju mundësojë një gjumë të qetë. Ai është i pasur me vitaminë A, B dhe C si dhe me minerale si mangan, kalcium, magnez dhe fosfor.