Çarjet apo plasaritjet anale – fissures

Dhimbja, kruarja dhe gjakderdhja janë vetëm disa nga që përshkruajnë pacientët për hemoroidet. Por, a e dini se ekziston edhe një shkaktar tjetër si plasaritjet anale të cilat japin të njejtat simptoma?

"Plasaritjet anale janë disa çarje të vogla në zonën e anusit. Zakonisht kanë formën e pikës së lotit, të cilat shkaktojnë dhimbje, kruarje dhe gjakderdhje  madje më të madhe se ajo që shkaktojnë hemoroidet. Ekzistojnë disa forma akute, të cilat zgjasin për ditë me rradhë, madje edhe me javë, ndërkohë ,që format kronike zgjasin nga 8 (tetë) deri në 12 (dymbëdhjetë) javë" – Shpjegon Dr. Toni Josifovski.

Dhimbja, kruarja dhe gjakderdhja janë vetëm disa nga që përshkruajnë pacientët për hemoroidet. Por, a e dini se ekziston edhe një shkaktar tjetër si plasaritjet anale të cilat japin të njejtat simptoma?

“Plasaritjet anale janë disa çarje të vogla në zonën e anusit. Zakonisht kanë formën e pikës së lotit, të cilat shkaktojnë dhimbje, kruarje dhe gjakderdhje  madje më të madhe se ajo që shkaktojnë hemoroidet. Ekzistojnë disa forma akute, të cilat zgjasin për ditë me rradhë, madje edhe me javë, ndërkohë ,që format kronike zgjasin nga 8 (tetë) deri në 12 (dymbëdhjetë) javë” – Shpjegon Dr. Toni Josifovski.

Parandalimi

Ekzistojnë disa masa të thjeshta parandaluese të cilat e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së tyre:

Pini shumë ujë –  hidratimi ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Merrni ilaçe të cilat përmirësojnë funksionin e sistemit të tretjes.

Tregohuni të kujdesshëm ndaj ushqimit dhe sigurohuni për futjen e mjaftueshme të fibrave në ushqim.

Në vend të mishit të kuq, konsumoni peshk dhe mishra me pak yndyrë.  Nuk duhet ti përjashtoni plotësisht yndyrat nga ushqimi, pasi  një sasi e caktuar e tyre  ndihmojnë në lubrifikimin dhe funksionimin e duhur të traktit digjestiv.

Komplikimet

Në një numër të vogël të rasteve,  çarja (fissure) anale  mund të jetë një derë e hapur për shfaqjen e absceseve perianale (qelbëzimit) dhe dëmtimit të përhershëm të muskulit të brendshëm unazor të kanalit anal. Këto ndryshime mund të shfaqen tek çdokush, por, ekzistojnë shkaqe apo arsye të cilat mund ta rrisin rrezikun.  Vështirësia për të dalë jashtë (jashtëqitja), më pas, jashtëqitja e fortë dhe infeksionet virale, mund të shkaktojnë shfaqjen e tyre.  Gjithashtu, shkak për këtë konsiderohet edhe diarrea. “Sa herë që të bëni ndryshime në aspektin e ushqimit, mbani dietë apo keni diarre, rritet faktori i rrezikut të shfaqjes së plasaritjeve anale.  Ato shfaqen shpesh pas udhëtimeve të gjata apo pas aktit të lindjes. Seksi anal dhe kryerja e kontrolleve të papërshtatshme të zorrës së trashë, gjithashtu mund të shkaktojnë shfaqjen e këtyre plasaritjeve” – shpjegon Dr. Josifovski  

Diagnoza

Plasaritjet apo çarjet anale mund të jenë të cekëta apo të thella, dhe diagnostikohen me anë të inspektimit anal me anoskop dhe në bazë të rezultateve të anoskopit mund të kryhet edhe intervenimi kirurgjik.  Në rast se dyshoni se keni plasaritje anale  kërkoni menjëherë ndihmën e doktorit tuaj, dhe në këtë mënyrë do të mësoni cilat janë mundësitë më të mira për ta trajtuar këtë problem.

Mjekimi

Dr. Josifovski këshillon që në rast se keni probleme të tilla, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj i cili do të diagnostikojë nëse bëhet fjalë për hemoroide, abcese, infeksione apo  ndryshime të tjera më serioze. Trajtimi zakonisht fillon me ndryshimin e stilit të jetesës dhe të disa ilaçeve të caktuara.  Në rast se gjendja nuk përmirësohet, atëherë zgjedhje mbetet trajtimi kirurgjikal.

Dush i nxehtë –  shumë pacientë ndjejnë përmirësim gjatë momentit kur bëjnë banjë /dush të nxehtë pas shkarkimit të zorrëve.  Uji nuk duhet të jetë tepër i nxehtë, por i ngrohtë, në këtë mënyrë i relakson muskujt.

Terapia mjekësore –  doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçe dhe vajra të cilët do ti çlodhin apo relaksojnë muskujt rreth anusit.

Trajtimi kirurgjik – kur trajtimet konservatore nuk kanë efekt, atëherë kalohet tek trajtimi kirurgjik.  Njëri prej tyre është trajtimi botoks  (botox) në pjesën e anusit i cili i paralizon muskujt dhe parandalon shfaqjen e ngërçeve apo dhimbjeve. Një opsion tjetër është  sfinteroktomia (sphincterotomy) e brendshme,  e cila e çliron ngërçin  nga muskuli unazor i dëmtuar duke arritur shërimin apo kurimin e tij. 

 

 

Shpërndaj