Si ti mbroni fëmijët në pishinë?
Fëmijët gëzohen ndërkohë që janë në ujë, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës. Nuk ka rëndësi nëse përdorni një pishinë publike apo pishinë në oborrin e shtëpisë tuaj, sigurohuni që noti të jetë një argëtim por mbi të gjitha i sigurt, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Përveç argëtimit ekzistojnë situata të rrezikshme për të cilat është e nevojshme që çdo prind të ketë dijeni.