5 këshilla për futjen e ushqimit tek bebet
Futja e ushqimit tek bebet është një nga situatat më stresuese për nënat. Periudha para se të filloni me ushqime më të forta, nënat bombardohen me informacione se si dhe kur duhet të fillojnë me këtë gjë. Frika më e madhe është nëse fëmija do ta pranojë apo jo ushqimin, a do të dijë ta përtypë atë, dhe cili ushqim duhet të jetë si zgjedhje e parë, kur është koha e duhur për ti ushqyer dhe shumë dilema të tjera. Problemi kryesor është se ushqimi shndërrohet në preokupimin më të madh të nënës, prandaj i gjithë procesi i të ushqyerit bëhet një gjendje stresuese. Këtu keni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë ushqimit të bebes.