Fëmijët e ngopur me gjumë mësojnë më mirë
Fëmijët e ngopur me gjumë mësojnë më mirë, janë më të përqëndruar gjatë shkollës dhe detyrave të tyre dhe atë çfarë mësojnë e memorizojnë shumë më mirë. Mungesa e gjumit mund të rezultojë në harresë dhe shpërqëndrim. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët flenë më pak se nëntë orë, përballen me pasoja në shkollë.
Shumica e fëmijëve të moshës shtatë vjeçare të cilët bëjnë më pak gjumë, kanë më pak kapacitet për të komunikuar, dhe për të zgjidhur probleme matematikore.