10 këshilla për të qenë të lumtur
1- Duhet të jeni të kënaqur
Nëse nuk jeni të kënaqur nga ajo çfarë tashmë keni, vështirë se ndonjëherë do të jeni të kënaqur. Vendosni qëllime reale në jetë dhe kënaquni me çdo arritje të tyre.
2- Duhet të jeni optimistë
Njerëzit të cilët mendojnë me optimizëm dhe e shohin botën ngjyrë rozë, janë shumë më të lumtur. Në rast se keni ndonjë problem i cili ju shqetëson, është mirë që ti ndani ndjenjat tuaja me dikë, mundohuni të shikoni dhe anët pozitive të asaj gjëje e cila ju shqetëson, duke bërë që të ndiheni më mirë.
Mos harroni, ju vendosni se në çfarë këndvështrimi i shikoni gjërat, nëse gota është gjysmë plot apo gjysmë bosh.