Shtylla kurrizore është boshti dhe mbështetja kryesore e trupit, ajo është e përbërë nga 34 rruaza, disqe, ligamente dhe struktura të tjera. Megjithatë, shtylla kurrizore është pjesa e cila preket më shpesh nga tumoret e organeve të tjera – tumoret metastatike. Tumoret metastatike më të zakonshme janë ato të: gjirit, mushkërive, gjendrës tiroide prostatës, zorrës së trashë dhe veshkave. Nga ana tjetër, shumë rrallë ndodh që në shtyllën kurrizore të shfaqen tumore të zhvilluara nga struktura e saj. Këto janë tumre primare. Zakonisht, një tumor i tillë është plazmocitom , melanoma e shumfishtë, limfomë, nevromë.