Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, e cila zakonisht prekë mushkëritë por edhe sistemin urogjenital, nyjet limfatike, kockat dhe nyjet e kockave. Tuberkulozi i shtyllës kurrizore zakonisht lidhet me zonat endemike dhe shumë shpesh shfaqet tek të rinjtë dhe fëmijët e vegjël, ndërkohë që në vendet e zhvilluara rritet numri i rasteve. Studimet tregojnë se ekziston edhe predispozicion gjenetik i sëmundjes. Sipas të dhënave më të vjetra, 10% e rasteve të regjistruara me tuberkuloz, kjo sëmundje prek skeletin, dhe 5% prek shtyllën kurrizore. Vetëm 1/3 e rasteve kanë pasur tuberkuloz në një sistem tjetër të organizmit (zakonisht në mushkëri) . Duke pasur parasyshë rritjen e dukshme të tuberkulozit në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave më të reja, 50% e të gjitha rasteve të regjistruara i përkasin tuberkulozit skeletik, dhe 15 % e të gjitha rasteve me tuberkuloz ekstrapulmonal janë në shtyllën kurrizore. Edhe pse mund të shfaqet në çdo segment të shtyllës kurrizore, përsëri rastet më të shumta janë në segmentin torakolumbal. Ndryshe nga infeksionet jo specifike të shtyllës kurrizore si piogjen, purulent, tuberkulozi bën pjesë në grupin e spondiliteve specifike.