Kur duhet të bëni filmim të dhëmbëve
Një numër i madh i sëmundjeve të dhëmbëve dhe indeve përreth, nuk mund të zbulohen nëse nuk bëjmë radografi të dhëmbëve. Gjithçka që nuk mund të shihet me anë të këntrollit të thjeshtë stomatologjik, mund të shihet pikërisht me anë të kësaj procedure, duke filluar nga gjendja e dhëmbëve, rrënjët, vendosja e nofullës deri në përbërjen e përgjithshme të eshtrave të fytyrës. Ky mjet i rëndësishëm diagnostikues, ndihmon për përcaktimin e pranisë dhe përcaktimin e sëmundjeve parodentale (mishrat), karies, absceset dhe shumë shfaqje të tjera jonormale siç është cisti, tumoret si dhe për të treguar vendndodhjen e saktë të dhëmbëve të dëmtuar si dhe dhëmbëve të cilët nuk janë të zhvilluar plotësisht.