Është koha për te kardiologu!
Sëmundjet kardiovaskulare mbeten në krye të shkaqeve më të zakonshme të vdekjeve në vend dhe në botë. 29 shtatori është Dita Botërore e Zemrës, prandaj rezervoni që sot kontrollin tuaj kardiak.
Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por ekzistojnë edhe zakone të cilat mund t’i ndryshoni dhe t’i zvogëloni rreziqet e mundësisë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Gjëja e parë dhe kryesore të cilën duhet të mbani mend është kontrolli i rregullt te kardiologu, edhe atëherë kur nuk ndjeni ndonjë problem. Për të ditur se kur është koha për të kontrolluar zemrën tuaj, konsultohuni me ekipin kardiologjik të Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’.