Me ndihmën e protezave të zërit, pacientët mund të flasin përsëri
Heqja e plotë e laringut tek rastet me kancer të laringut (fytit), lë një seri pasojash tek pacientët, ndërkohë që sipas Dr. Lirim Demirit, pasoja më e rëndë është humbja e përhershme e zërit. Por, për fat të mirë, në 10 vitet e fundit, aplikohet metoda bashkëkohore e rehabilitimit të zërit, me anë të protezave të zërit, të cilat përpunohen vetëm në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’.