Mungesa e informacionit rreth periudhës pjellore në ciklin mujor të një gruaje, është arsyeja numër një për dështimin e shtatzanisë. Njohuritë rreth ovulimit dhe njohja e simptomave të ovulimit , rrisin mundësitë e mbetjes shtatzanë tek çdo grua.
A e dini se …..
Një grua mund të lindë me mbi një miljon qeliza vezore të pa pjekura. Gjatë rritjes dhe zhvillimit fizik shumë prej tyre shkatërrohen. Gjatë pubertetit numëri i tyre është i përgjysmuar dhe këto qeliza vezoresh presin mundësinë e tyre për pjekje të plotë gjatë ciklit mujor të gruas gjatë procesit të ovulimit. Pasi ovulimi është proces në të cilin normalisht çlirohet vetëm një çelizë vezore, rreth 450 prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë gjatë gjithë jetës së gruas. Zakonisht vetëm disa qeliza vezoresh përdoren në procesin e fekundimit dhe shatatzanisë në periudhën riprodhuese të gruas.
Çfarë është ovulimi?
Ovulimi është fazë e ciklit menstrual të gruas, ku qeliza vezore e pjekur shkëputet nga sipërfaqja e njërës nga vezët. Qeliza vezore e shkëputur është gati për fekundim. Ky është momenti ideal për ngjizje. Jeta e re vjen atëherë kur qeliza vezore e pjekur bashkohet me spermatozoidin në rrugën e saj nëpër kanalin e mitrës. Në të kundërt ajo dështon. Zakonisht ovulimi tek një pjesë e grave ndodh një herë në çdo cikël mujor, nga puberteti deri në periudhën e menopauzës, përveç gjatë shtatzanisë dhe periudhës së ciklit menstrual. Ndonjëherë mund të ndodhë ovulim i parregullt ose mungesë ovulimi.
Kalendari i ovulimit
Ovulimi fillon dy javë para ardhjes së ciklit menstrual. Në një cikël ideal 28 ditor, ovulimi pritet në ditën e 14-të llogaritur që nga dita e parë e menstruacioneve. Ygjatja e ciklit normal varion nga 24 deri në 35 ditë, ovulimi mund të pritet nga 10 deri në 18 ditë në varësi të kuadrit kohor të ciklit, por gjithmonë dy javë para ardhjes së ciklit menstrual, për shkak të fazës së dytë to ciklit konstant të pasovulimit. Menstruacionet mund të shfaqen edhe në mungesë të ovulimit, sikurse dhe ovulimi mund të ndodhë në mungesë të menstruacioneve.
Dritare pjellore
Qelizë vezore me jetëshatësi të shkurtër. Nëse nuk kemi fekondim ajo shkatërrohet për një periudhë prej 12 deri në 24 orë. Kjo nuk do të thotë se momenti seksual duhet të kryhet pikërisht në kohën e ovulimit. Dritare pjellore është periudha 6 ditore ku mund të mbeteni shtatzanë. Për shkak të rritjes së mundësive për fekondim, është e nevojshme prania e materialit seminal për 5 ditë para ovulimit për shkak të mundësisë që spermatozoidet të mund të mbijetojnë për disa ditë në traktin riprodhues të femrës. Për këtë arsye është e këshillueshme marrëdhënie e rregullt seksuale çdo dy tre ditë ose kryerje të marrëdhënies seksuale sa më shpesh. Tek çiftet me pjellori normale, në çdo cikël ekziston mundësia e mbetjes shtatzanë nga 20 deri në 25 %.
Shenjat dhe simptomat e ovulimit
Cikli i rregullt menstrual – cikli i rregullt mujor 24 drei në 35 ditë është më së shumti në numrin e rasteve ovulativ. Ndryshimet në mukusin cervikal, dy javë para ardhjes së menstruacioneve shfaqet sekrecion vaginal i ujshëm ,i bollshëm dhe transparent i cili është më i theksuar para ovulimit. Ky sekrecion mundëson ushqim dhe mbrojtje të spermatozoideve dhe lehtëson lëvizjen e tyre drejt qelizës vezore.
Rritja e epshit (dëshirës seksuale) dhe rritja e tërheqjes fizike vjen nëpërmjet pamjes më të mirë dhe aromës së mirë të trupit
Dhimbjet e barkut – Disa gra përjetojnë dhimbje të mëdha barku gjatë procesit të ovulimit. Dhimbja mund të jetë e përhapur ose e lokalizuar në njërën anë në pjesën e funtit të barkut.
Gjakderdhje e pamjaftueshme nga mitra – për shkak të ndryshimeve hormonale, gjatë ovulimit mund të shfaqet i gjakderdhje vaginale e pamjaftueshme e cila konsiderohet si një shenjë normale.
Rritja e temperaturës bazë – zakonisht ndodh një rritje e lehtë prej (0.5 gradë C) e temperaturës bazë të trupit. Ky ndryshim i temperaturës tregon se ka ndodhur ovulimi. Kjo temperaturë nuk e paraprin ovulimin por është thjeshtë shenjë treguese e kryerjes së ovulimit.
Sindromi paramenstrual – Ovulimi mund të shfaqet me fryrjen dhe rritjen e gjinjve, me fryerjen e barkut dhe ndryshim të humorit.
Teste për parashikimin e ovulimit
Rritja fiziologjike e hormonit lutenizues (HL) në gjak, për 24-36 orë shkakton shkarkimin e qelizës vezore nga vezorja. Kjo rritje mund të rregjistrohet me kryerjen e një testi të thjeshtë urinar dy ditë para se të ndodhë ovulimi. Kjo metodë rekomandohet për gratë me cikël menstrual të rregullt dhe pa luhatje hormonale. Testet mjekësore për vërtetimine ovulimit, përfshijnë kryerjen e analizave për krahasimin e hormoneve në gjak dhe urinë dhe ndjekjen e ciklit me ultratinguj.
Anovulimi – mungesa e ovulimit
Procesi i ovulimit varet nga hormone të cilat sekretohen nga strukturat në tru (hypothalamus dhe hipofizës) të cilat menaxhojnë funksionin ovarian (funksionin e vezoreve). Disa çrregullime të këtyre strukturave si stresi, aktiviteti fizik i tepruar, kequshqimi, shëndoshja, tumoret apo lëndimet mund të shkaktojnë mungesën e ovulimit. Tek pacientët me mungesë shpeshtë të ovulimit si shkak i shterpësisë, zbatohen metoda për stimulimin e ovulimit duke përdorur tableta dhe injeksione nën mbikqyrjen e rreptë të të një doktori gjinekolog të specializuar në fushën e mjeksisë riprodhuese për arritjen e shtatzanisë.
Si mundet ju të ndihmoni vetë ciklin tuaj të jetë ovulativ:
Ruani një peshë optimale për strukturën e trupit tuaj. Mos harroni se të ushqyerit keq dhe obeziteti janë gjithmonë të lidhur me mungesën e ovulimit. Aktiviteti fizik duhet të jetë i matur, pasi, nëse është i tepruar çon në mungesë të ovulimit.
Ushqehuni shëndetshëm, rregullisht dhe në mënyrë të balancuar.
Mos harroni se dietat e përsëritura, uria dhe humbja e rregullit të të ushqyerit , shkaktojnë anoreksi, bulimi, mungesë të ovulimit dhe të menstruacioneve.
Stresi dhe lodhja kronike gjithashtu mund të shkaktojnë dryshim të ciklit dhe mungesçë të ovulimit.