Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Çfarë duhet të dini për qëndrimin në NICU

Kujdesi dhe trajtimi i foshnjave të lindura para kohe kërkon shumë njohuri dhe përvojë nga ekipi, dhe mënyra e udhëheqjes duhet të jetë multidisiplinare. Dr. Simonida Spasevska, pediatre neonatologe, thotë se përveç shpëtimit të jetës, stabilizimit dhe gjendjes së përgjithshme më të mirë, përpjekjet duhet të bëhen edhe drejtë stimulimit psiko-motorik  dhe socializimit të këtyre fëmijëve. Rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë edhe prindërit, dhe informimi i tyre është një faktor i rëndësishëm përsa i përket besimit dhe trajtimit të suksesshëm. Dr. Spasevska iu përgjigjet pyetjeve më të zakonshme të cilat drejtohen nga prindërit e foshnjave të lindura para kohe dhe foshnjave të sëmura në gjendje kritike.

Cilat foshnja të porsalindura konsiderohen të jenë në gjendje kritike?

Foshnja të rrezikuara apo të sëmurë në gjendje kritike, konsiderohen foshnjat organizmi i të cilëve vuan në zhvillimin e hershëm intrauterin, përgjatë vetë aktit të lindjes ose menjëherë pas lindjes. Ato janë foshnja në depresion dhe zakonisht me frymëmarrje të dobësuar apo me mungesë të frymëmarrjes, me rrahje jo të rregullt të zemrës dhe kërkojnë trajtim intenziv, reanimim primarë dhe stabilizim në dhomën e lindjes, dhe më pas trajtim në departamentin e kujdesit intenziv neonatal.

Statistikisht, 6-8% e numrit total të lindjeve mund të përfundojnë si të rrezikshme dhe rrezikojnë jetën e foshnjës. Foshnjat e lindura para kohe bëjnë pjesë në grupin më të madh të të rrezukuarve (foshnjat e lindura para javës së 37-të të shtatzënisë) si dhe foshnjat e lindura me peshë të vogël. Në mbarë botën ka rreth 15 milionë foshnja të lindura para kohe çdo vit. Tek 50% e tyre, shkaqet e lindjes së parakohshme mbeten të panjohura.

Cilat foshnja kanë nevojë për kujdes intenziv?

Shkaqet që mund ta çojnë fëmijën në një gjendje të rrezikshme dhe të ketë nëvojë për trajtim intenziv janë të shumta: nga ana e nënës (lindja në moshë shumë të re apo në moshë më të rritur, sëmundjet e pranishme si rritja e presionit të gjakut, diabeti, përdorimi afatgjatë i ilaçeve, infeksionet, shtatzënia e shumfishtë), nga ana e fetusit: (sëmundjet e trashëguara, anomalitë kongjenitale), faktorët e mjedisit përreth, problemet me periudhën e adaptimit të hershëm.

“Trajtimi i tyre bëhet në njësi shumë të specializuara të kujdesit intenziv, të pajisura sipas standardeve më bashkëkohore të përshkruara për këto njësi, të cilat sigurojnë diagnostikim, trajtim dhe monitorim 24 orë. Në departamentin e kujdesit intenziv neonatal në spitalin klinik “Acibadem Sistina” trajtohen fëmijët e porsalindur të sëmurë në gjendje kritike, të cilët kanë nevojë për mbështetje respiratore dhe kardiocirkulatore, fototerapi, ushqim parenteral total. Angazhimi i plotë rreth foshnjës së sëmurë të rrezikuar në gjendje kritike, nuk ka të bëjë vetëm me shpëtimin e jetës, por edhe me reduktimin e të gjithë faktorëve të rrezikut të cilët më vonë mund të ndikojnë në cilësinë e jetës” – shprehet Dr. Spasevska.

Cilat janë specifikat e foshnjave të lindura para kohe?

Specifike tek foshnjat e lindura para kohe është pjekuria e pamjaftueshme e të gjitha sistemeve anatomike dhe funksionale. Klinikisht, foshnjat e lindura para kohe ndryshojnë në raport me foshnjat e lindura në mënyrë termale përsa i përket peshës së tyre trupore dhe gjatësisë në lindje, strukturës së lëkurës, pjekurisë së sitemit të frymëmarrjes, sistemit digjestiv dhe termolabilitetit.

Kur është i nevojshëm qëndrimi në inkubator?

Foshnjat e lindura para kohe kanë një peshë më të vogël trupore, kanë vështirësi për tu përshtatur dhe kanë nevojë për të qëndruar në inkubator. Një kujdesi i tillë mundëson një ambient termoneutral dhe lagështi për foshnjën e porsalindur (të përcaktuara sipas peshës dhe gjendjes së foshnjës), këto janë parametra të rëndësishme për stabilizimin e situatës gjatë periudhës së përshtatjes së foshnjës. Periudha e qëndrimit në inkubator është e ndryshme, ajo varet nga java gestatike në të cilën ka lindur foshnja dhe nga pesha trupore që ka, si dhe nga gjendja klinike aktuale e foshnjës. Në varësi të nevojës, edhe oksigjeni mund të administrohet në inkubator për foshnjat që kanë probleme të vogla me frymëmarrjen. Nëpërmjet inkubatorit mund të ndiqen më mirë të gjitha funksionet vitale si dhe mund të kryhet fototerapia.

Si ushqehen?

Ushqimi tek fëmijët e lindur para kohe apo tek fëmijët me vështirësi gjatë periudhës së adaptimit, zhvillohet sipas protokollit të përshkruar në bazë të moshës (javës gestatike të lindur), peshës  dhe gjendjes klinike aktuale të foshnjës. Foshnjat në gjendje të qëndrueshme, ushqehen me anë të sondës (tuba të hollë plastikë) nëpërmjet të cilës ushqimi mbërrin lehtë në stomak. Kjo mënyrë ushqimi praktikohet tek foshnjat të cilat ende nuk kanë zhvilluar refleks për tu ushqyer me anë të gjirit dhe për të gëlltitur. Foshnjat shumë të vogla dhe të papjekura si dhe ato të cilat janë të sëmurë rëndë, përdorin ushqim të plotë parenteral, nëpërmjet sistemit të infuzionit (kombinim i balancuar i aminoacideve, sheqernave dhe yndyrave, të përshtatura në bazë të moshës, peshës dhe sëmundjes së foshnjës) dhe çdo ditë regjistrohen të dhënat ditore të marrjes së kalorive. Por, edhe kjo kategori e foshnjave ushqehet me anë të gojës, me sasi minimale ditore të qumështit të përshtatshëm, por akoma më mirë me qumësht gjiri nëse nëna ka qumësht, me qëllim për të stimuluar sistemin e tretjes së ushqimit. Në rast se nëna ende nuk ka qumësht, foshnjat ushqehen me qumësht special të adaptuar me formulë.

Kur arrijnë të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët?

Foshnjat e lindura para kohe i arrijnë bashkëmoshatarët e tyre ndërmjet vitit të parë dhe të tretë. Se sa shpejtë foshnja e lindur para kohe do të arrijë bashkëmoshatarët, kjo varet nga java gestatike në të cilën ka lindur, periudha e adaptimit (koha e qëndrimit në spital, komplikimet dhe nga mbështetja respirative), stimulimi psiko-motorik dhe ambienti shoqëror në të cilin do të rritet.

Për sa kohë duhet të ndiqen pas largimit nga spitali?

Periudha e ndjekjes (monitorimit) ndonjëherë zgjat edhe me vite. Ajo që ndiqet zakonisht tek ta është gjendja e shikimit, dëgjimit si dhe bëhet kontroll ekosonografik i trurit. Shumë e rëndësishme është edhe ndjekja e zhvillimit psiko-motorik në përputhje me moshën dhe këshillimin e zhvillimit. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” punon qendra për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të çrregullimit apo pengesave në zhvillim. Në këtë qendër punon një ekip multidisiplinar i pediatërve për zhvillim, pediatër neurolog dhe terapist zhvillimi, të cilët mundësojnë trajtim individual me një plan të kryer më parë, për një punë e cila jep rezultate të suksesshme.

Shpërndaj