Gjatë periudhës së shtatzënisë, nëna e ardhshme duhet të ushqehet sa për dy persona. Ushqimi i shëndetshëm është dhurata më e mirë që nëna mund ti bëjë foshnjës së vet.
Para lindjes
Që para shtatzënisë nëna duhet të konsumojë ushqim të shëndetshëm, të pasur me vitamina dhe minerale. Nënat të cilat konsumojnë ushqim të shëndetshëm, jo vetëm me karbohidrate, proteina dhe yndyrëra, por edhe me mikronutriente, bëjnë mirë edhe për veten e tyre edhe për beben, këtë gjë e vërtetojnë edhe studimet e kryera. Një domethënie jetike për zhvillimin e sistemit nervor është ushqimi i pasur me vitaminë B dhe acid folik. Nënat të cilat mbajnë dietë prej kohësh, i rekomandojmë që ta ndërpresin dietën dy muaj para se të mbeten shtatzënë dhe të fillojë të ushqehet normalisht.
Gjatë periudhës së shtatzënisë
Tre muajt e parë
Rregullat për një ushqim të shëndetshëm, nuk ndryshohen as gjatë periudhës së shtatzënisë. Është e rëndësishme që çdo ditë në çdo vakt të konsumohet qumësht, mish, kos, fruta dhe perime. Gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, përveç trurit formohen edhe organe të tjera si dhe struktura e trupit. Prandaj në këtë fazë është i nevojshëm ushqim i pasur me vitamina B12, B6, riboflavinë, tiaminë, etj, (vitamina të grupit të vitaminës B). Për të mos e rritur peshën trupore, nëna nuk duhet as të mendojë që të mënjanojë ndonjë nga lëndët ushqyese nga menuja e saj. Në ushqim nuk duhet të mungojë asnjë segment i grupit të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave. Duhet të konsumohen në mënyrë të barabartë të gjitha llojet e ndryshme të lëndëve ushqyese. Në muajt e ardhshëm, për shkak se keni nevojë për hekur, është e nevojshme që nëna të konsumoj mish të kuq. Rekomandohet edhe rritja e marrjes së kalciumit, nëpërmjet konsumimit të qumështit dhe produkteve të tjera të qumështit. Është normale që nëna të rrisë peshën e saj trupore gjatë tre muajve të parë rreth 1 – 1,5 kg.
Tremujori i dytë
Në këtë periudhë fëmija fillon të rritet dhe merr pamjen e njeriut dhe pikërisht për këtë arsye vazhdon nevoja për konsumimn e vitaminës B si dhe proteina dhe kalcium. Në lidhje me këtë, doktorët thonë: ‘nëse proteinat e nevojshme ditore janë 50 gram, atëherë një grua shtatzënë duhet të rrisë sasinë e marrjes së tyre deri në 10 gram. Për shembull: një vezë, dy copa djathë dhe 100 gram mish është e barabartë me 30 gram proteina. Gjithashtu, për shëndetin e kockave të nënës, rekomandohet që të konsumohen të paktën dy racione me produkte qumështi në ditë. Nëse konsumoni tre racione me produkte qumështi, do të arrini 15 gram proteina. Për çdo rast, me konsumimin e proteinave bimore dhe shtazore, nëna do të mund ti plotësojë jo vetëm nevojat e saja por edhe të bebes.
Tremujori i tretë
Në këtë periudhë, kur fëmija fillon të lëvizë në bark, shfaqet rritje e nevojës së energjisë, domethënë, nevoja për proteina, hekur dhe kalcium. Domethënë, është e nevojshme që të arrihet rritja e kalorive deri në 400 gram. Do të ishte mirë që nëna gjatë këtyre nëntë muajve, ta rrisë peshën e saj trupore rreth 10-11 kg. Doktorët këshillojnë se në çfarë duhet të bëni kujdes: ushqimi i ëmbël transferohet direkt tek fëmija në në barkun e nënës, prandaj nuk duhet të harroni se pavarësisht nga ushqimi i ëmbël i tepruar do të rritet dhe pesha trupore, gjithashtu rriten edhe rreziqet gjatë lindjes. Për ti zvogëluar në minimum këto rreziqe, këto nëntë muaj duhet të përfundojnë pa rritje të madhe të peshës trupore të nënës.
Futja e hekurit në ushqim
Në shoqërinë tonë, shpesh jemi dëshmitarë të anemisë së tek gratë, e cila mund të shfaqet nga shkaqe të ndryshme. Mungesa e hekurit, rritet akoma më tepër gjatë periudhës së shtatzënisë. Mungesa e hekurit nuk mund të plotësohet vetëm me lëndë ushqyese. Prandaj, në tremujorin e dytë, pas rekomandimit të mjekut merren suplemente (shtesë) të hekurit. Nutricionistët në spitalin tonë, rekomandojnë që të konsumohet të paktën tre herë në javë mish i kuq, një nga burimet më cilësore të hekurit. Përveç kësaj, në kombinim me mishin e kuq, duhet të konsumohen edhe perime, sallata të pasura me vitaminë C, e cila gjithashtu rrit nivelin e hekurit në gjak. Përbërës të tjerë ushqyes të cilët e rrisin nivelin e hekurit në gjak janë arra, bajamet, dhe të tjera si këto, por meqenëse këto përmbajnë yndyrë, duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë konsumimit të tyre. Në tremujorin e dytë, duhet të rritet konsumi i përditshëm i kalorive deri në më shumë se 200 njësi. Këtë mund ta arrijmë me anë të konsumimit të një sanduiçi me djathë, 200 ml qumësht, një frut ose një enë vogël me arra ose fruta të thata. Kështu, rekomandohet që nëna ta rrisë peshën e saj trupore me nga 2 kg në muaj.
Periudha e të ushqyerit me gji
Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, meqenëse nëna do të prodhojë qumësht, mund të shfaqet mungesë e lëngjeve dhe e ushqimit. Prandaj është e nevojshme që nëna të ushqehet mirë. Tek nënat të cilat nuk ushqehen siç duhet, shfaqet rritje e dëshirës për ushqim të panevojshëm. Nga njëra anë trupi shërohet, nga ana tjetër punon për të prodhuar qumësht për beben. Gjatë periudhës së të ushqyerit me gji, për çdo 100 ml qumësht, nëna shpenzon rreth 70 kalori energjie. Zakonisht, nënat mendojnë se në periudhën e të ushqyerit me gji, shumë lehtë mund ta zvogëlojnë peshën e tyre trupore, por shpesh ndodh e kundërta. Sa herë që nëna do të shpenzojë energji për ta ushqyer fëmijën e saj, ndjen nevojën për të ngrënë më tepër dhe kjo është një arsye e shtimit të tyre në peshë (rritje të yndyrës). Në fakt, gratë që ushqehen me 5-6 vakte në ditë, mbrohen edhe nga mbingarkimi i stomakut edhe nga konsumimi i gjërave të panevojshme. Doktorët rekomandojnë që nënat gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, duhet të konsumojnë në mëngjes ushqime që përmbajnë qumësht, kos, djathë, bukë dhe perime. Gjithashtu, për shkakt të ushqyerit të shpeshtë me gji gjatë dy – tre muajve të parë, nëna rekomandohet që të ushqehet më shpesh, çdo tre orë një vakt. Përveç ushqimit, gjatë ditës, nëna duhet të konsumojë 3 -3,5 litra lëngje.