Çfarë e stimulon djerësën e tepërt

Çdo person i çliron toksinat  e tepërta të trupit me anë të djersës.  Disa njerëz djersiten së tepërmi edhe gjatë aktiviteteve më të lehta fizike, disa të tjerë nuk djersiten aspak edhe pas shëtitjeve me biçikletë apo stërvitjeve. Lexoni se çfarë e shkakton djerësitjen dhe si ta reduktoni djersitjen e tepërt.

Çdo person i çliron toksinat  e tepërta të trupit me anë të djersës.  Disa njerëz djersiten së tepërmi edhe gjatë aktiviteteve më të lehta fizike, disa të tjerë nuk djersiten aspak edhe pas shëtitjeve me biçikletë apo stërvitjeve. Lexoni se çfarë e shkakton djerësitjen dhe si ta reduktoni djersitjen e tepërt.

Nxehtësia dhe lagështia

Nëpërmjet djerësitjes rregullohet temperatura optimale e trupit. Me rritjen e temperaturës, aktivizohen gjendrat e djersës të cilat e lëshojnë djersën nëpërmjet poreve.  Me avullimin e djersës, trupi ftohet. Një pjesë e djersës nuk avullohet shpejtë, veçanërisht gjatë ditëve kur ka tepër lagështi , ajo qëndron ngjitur me trupin tuaj. Djerësitja nuk mund të ndalohet pasi ajo është një proces natyral i organizmit. Por nëse djerësiteni më tepër se zakonisht, atëherë përdorni antiperspirant i cili e bllokon djerësitjen dhe ndihmon në parandalimin e aromës së keqe që shkakon djersa në trup.

Ushtrimet rigoroze

Gjatë kryerjes së ushtrimeve, trupi nxehet dhe rritet temperatura e trupit. Kjo është dhe arsyeja e djersitjes së tepërt, nëpërmjet të cilës normalizohet temperatura e trupit.  Për të shmangur djersitjen e tepërt, kryeni uhtrime në një ambient të freskët ose jashtë në natyrë gjatë orëve të para të mëngjesit ose mbasdite kur temperaturat janë më të ulëta.  Kur djersiteni së tepërmi, humbisni ujë dhe për këtë arsye është e domosdoshme pirja e lëngjeve para, gjatë dhe pas kryerjes së ushtrimeve.

Ndjenja të forta

A e dini se edhe ndjenjat mund të jenë shkak për shfaqjen e djersës? Kjo djersitje emocionale aktivizon gjendrat e djersës në pëllëmbën e duarve, nën sqetull dhe në shputën e këmbëve. Prandaj i ndjeni duart të lagështa gjatë momentit kur jeni duke parë personi që ju pëlqen apo gjatë intervistës për punë.

Ushqimi i nxehtë dhe pikant

Ushqimi pikant reagon po njëlloj me receptorët e lëkurës sikurse dhe ushqimi i nxehtë.  Të gjithë e kemi vënë re se gjatë konsumimit të ushqimit pikant, papritur shfaqet nxehtësi në trupin tonë. Madje edhe kafja e nxehtë e mëngjesit mund të shkaktojë djerësitje pasi kafeina i stimulon gjendrat e djersës.

Gripi dhe ethet

Temperatura e lartë e trupit është një shenjë e infeksionit.  Kur keni temperaturë, trupi djersitet për ta rregulluar dhe për ta kthyer vlerën normale të temperaturës së trupit. Por ethet nuk janë arsyeja e vetme e djersitjes. Sëmundje të ndryshme si diabeti , angina,  kanceri mund të shkaktojnë rritjen e sekretimit të gjendrave të djersës.

Nikotina

Një arsye tjetër përse duhet të ndërprisni pirjen e duhanit është se nikotina stimulon djersitjen.  Kjo ndodh për shkak se thithja e nikotinës bën që trupi të çlirojë kimikale të quajtura  acetilkolin (Acetylcholine) të cilat bëjnë të mundur stimulimin e gjendrave të djersës. Heqja dorë nga pirja e duhanit është zgjidhja më e mirë për këtë problem.

Shtatzënia dhe menopauza

Ndryshimi i nivelit të hormoneve dhe rritja e qarkullimit të gjakut gjatë shtatzënisë, është shkak i djersitjes së shpeshtë dhe shfaqjes së valëve të nxehta në trup, sipas konfirmimeve të grave shtatzëna. Gjatë menopauses, shkak për shfaqjen e këtyre simptimave është ulja e nivelit të estrogjenit.

Ilaçet

Disa ilaçe, siç është ibuprofeni, i cili ndihmon në uljen e temperaturës së lartë, mund të shkaktojë djersitje. Ilaçe të tjera të cilat shkaktojnë sekretim më të madh të gjendrave të djersës, janë disa lloje ilaçesh antidepresive, ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut, ilaçe për diabetin. Bisedoni me mjekun tuaj, në lidhje me efektet anësore dhe për opsionet e mundshme për ndryshimin e ilaçeve.   

Shpërndaj