Çfarë mund ta shkaktojë shfaqjen e gjakut në urinë

Një numër i madh sëmundjesh dhe gjendjesh në organizëm mund të shkaktojnë shfaqjen e gjakut në urinë. Nëse vëreni gjak në urinë, menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, i cili do t’ju thorë se cilat janë shqyrtimet apo analizat e nevojshme për të zbuluar arsyen e vërtetë të shfaqjes së gjakut në urinë.  Më serioze është gjakderdhja mikroskopike në urinë e cila nuk mund të dallohet me sy të lirë, dhe në të njejtën kohë është tregues për shfaqjen e çrregullimit të sistemit për filtrimin e substancave të cilat sekretohen nëpërmjet urinës. Mësoni rreth shkaqeve më të shpeshta të shfaqjes së gjakut në urinë.

Infeksioni në veshka ndodh atëherë kur nëpërmjet kanalit të urinës bakteria do të arrijë tek njëra apo tek të dy veshkat, dhe më pas do të fillojë të shumohet. Simptomat janë të ngjashme me atë të traktit urinar. Shpesh ato shfaqen me ethe dhe me dhimbje në pjesën e mesit.

Infeksioni në sistemin urinar shfaqet atëherë kur bakteria do të futet në organizëm nëpërmjet uretrës (kanalit urinar) dhe do të arrijë deri në fshikëzën e urinës ku dhe do të fillojë të shumohet. Simptomat kanë të bëjnë me dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, me ndjesinë e vazhdueshme të nevojës për urinim dhe me erë të fortë të urinës.

Gurët në veshka/fshikëzën e urinës. Prania e gurëve në veshka apo në fshikëzën e urinës, mund të jenë shkak për shfaqjen e gjakut mikroskopik (gjaku i fshehur në urinë) apo gjakut të dukshëm me sy të lirë. Kjo ndodh për shkak të lëvizshmërisë së gurëve të cilët e dëmtojnë murin (mukozën/cipën) e fshikëzës së urinës dhe veshkave.  Një simptomë karakteristike e gurëve në veshka është dhimbje e mprehtë në formë koliku/ngërçi.

Prostata e zgjeruar. Rritja e prostatës e cila shfaqet zakonisht tek meshkujt pas moshës 50 vjeçare, mund të jetë shkak për shfaqjen e gjakut mikroskopik në urinë. Simptomat e prostatës së zgjeruar kanë të bëjnë me vështirësi në urinim, nevojë të menjëhershme për urinim, mbajtje të urinës, etj.

Sëmundjet dhe dëmtimi i veshkave. Prania e gjakut mikroskopik në urinë është një simptomë e zakonshme tek glomerulonefritis, e cila shkakton infeksion në sistemin e filtrimit të veshkave. Glomerulonefriti mund të shfaqet si rezultat i sëmundjeve sistemike si diabeti, mund të shfaqet gjatë infeksioneve virale dhe bakteriale, gjatë sëmundjeve të enëve të gjakut, nefropatisë dhe të gjitha gjendjeve të cilat shkaktojnë çrregullim të kapilarëve në veshka. Shfaqja e gjakut në urinë mund të ndodhë edhe si pasojë e traumës në veshka.

Kanceri. Gjurmët e dukshme të gjakut mund të jenë shenjë e fazës së avancuar të kancerit në veshka, të fshikëzës së urinës apo prostatës.

Sëmundjet e trashëguara. Gjurmët e dukshme të gjakut apo gjakut mikroskopik në urinë, shfaqen edhe gjatë sëmundjes së trashëguar të anemisë drapër, ku ka çrregullim të hemoglobinës tek qelizat e kuqe të gjakut (qeliza të cilat kanë formë drapri).

Ilaçet. Disa lloje të ilaçeve citostatike dhe disa preparate të penicilinës mund të shkaktojnë gjakderdhje në urinë. Gjurmë të dukshme të gjakut shpesh mund të shfaqen edhe gjatë marrjes së anticoagulantëve (ilaçe për hollimin e gjakut) siç është aspirina. 

Shpërndaj