LODHJE, MJEGULLA E TURIRT, MARRJA E FRYMËS: EFEKTET POST-COVID QË SHFAQEN TE PACIENTËT ME VARIANTIN OMIKRON
Në periudhën e fundit dominojnë variantet e reja të virusit që kanë karakteristika të ndryshme nga varianti i parë. Pandemia e Covid-19 po vazhdon për të tretin vit radhazi ndërsa në periudhën e fundit më i përhapur është varianti omikron. Bëhet fjalë për variantin B1.1.529 të virusit SARS CoV-2. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur një variant shqetësues, i cili u shfaq për herë të parë në mes të nëntorit të vitit të kaluar në Afrikën e Jugut. Mjekët thonë se ky variant karakterizohet me një numër të madh të mutacioneve gjenetike të virusit, gjë që çon deri në një sjellje të ndryshme të virusit në krahasim me variantet e mëparshme.
Sipas njohurisë ky variant po ndryshon epidemiologjinë e sëmundjes, Dr. Valerija Kirova-Urosheviq, specialist- infektologe, thotë se transmetimi i shpejtë çon në një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, i cili dyfishohet në çdo 2 deri në 4. ditë. Ekspertët nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve kanë pohuar se virusi transmetohet nga personi në person, pavarësisht nga infeksioni i mëparshëm, zhvillimi i simptomave apo statusi i vaksinimit. “Periudha e inkubacionit është e shkurtër dmth. 3 ditë nga momenti i inokulimit të virusit
Omikroni shkakton riinfeksion më shpesh në krahasim me variantet e mëparshme edhe tek individët e vaksinuar. “Nuk është për t’u habitur që imuniteti ekzistues është i pamjaftueshëm për të parandaluar infeksionin me omikron. Në studimet kanë vërejtur se gjetjet fillestare tregojnë se varianti omikron mbart rrezikun më të lartë për riinfeksion në krahasim me variantin delta, pavarësisht nëse imuniteti fitohet nëpërmjet vaksinimit apo shërimit. ”, thotë Dr. Uroshviviq.
REPLIKOHET MË SHPEJT
Përvojat e deritanishme nga personat me variantin omikron të covidit sugjerojnë se ky variant shkakton një pamje klinike më të lehtë. Megjithatë, Dr. Urosheviq thotë se te një popullatë e caktuar zhvillon forma të rënda klinike me nevojë për hospitalizim në spital. Në rrethanat kur ka shumë pacientë të rinj, sipas indikatorëve, ky nivel më i ulët i hopsitalizimeve mbart ende rrezikun e mbingarkesës së sistemeve shëndetësore, gjë që ndodh tashmë në shumë vende. Cila është pasqyra e përgjithshme klinike? Dr. Urosheviq thotë se simptomatologjia te një person me variantin omikron të koronavirusit i ngjan një infeksioni viral të rrugëve të sipërme respiratore në një përqindje më të madhe të personave të infektuar. “Virusi manifestohet me kollë, lodhje, rritje të sekretimit nga hunda ose hundë të bllokuar, dhimbje të fytit, dhimbje koke rezistente ndaj analgjetikëve të përdorur deri më tani. Temperatura dhe djersitjet gjatë natës janë më pak të zakonshme. Krahasuar me variantin origjinal, humbja e nuhatjes dhe shijes vërehet rrallë. Tek njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, por nuk kanë marrë një dozë buster, simptomat tipike përfshijnë një kollë intensive, temperaturë më të shpeshtë dhe më shumë lodhje sesa ata që kanë marrë dozën e tretë.
Dëshmitë sugjerojnë se varianti omikron nuk depërton thellë në mushkëritë si në variantet e mëparshme, megjithëse përsëritet shumë më shpejt në traktin respirator. “Ata që janë infektuar me omikron pas shërimit nga covid kanë më pak simptoma sesa me infeksionin fillestar”, tha Dr. Urosheviq. Ajo shton se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet popullatës geriatrike, personave me imunitet të dëmtuar, përkatësisht atyre që kanë sëmundje malinje, që janë pranues të organeve, pastaj personave të infektuar me HIV, personave me terapi imunosupresive dhe kimioterapi. Kujdes më i madh nevojitet edhe te njerëzit me sëmundje shoqëruese (mbipeshë, diabet, sëmundje kardiovaskulare)
GJENDJA AFATGJATE E COVIDIT
Masat për parandalimin e virusit janë të njëjta si për variantet e tjera. Masat më efektive që mund të marrin individët për të reduktuar përhapjen e virusit sipas mjekëve janë distanca fizike së paku një metër nga personat e tjerë, mbajtja e maskës mbrojtëse veçanërisht në ambiente të mbyllura, ajrosja e hapësirave të mbyllura dhe patjetër higjiena në duarve, por edhe vaksinimi i plotë me një dozë buster. Dr. Urosheviq shpjegon se zakonisht pas shërimit nga Covid-19 simptomat humben në një periudhë kohore nga 15 ditë, por ky nuk është rasti me rastet e rënda. Te disa pacientë vihet re gjendja e afatgjatë e covidit.
“Te pacientët me formë të rëndë të sëmundjes, hospitalizim të zgjatur në spital, është vërejtur perzistenca e simptomave për një periudhë më të gjatë kohore. Shfaqja e simptomave, pra shenjave të sëmundjes 90 ditë pas infektimit inicial me koronavirus është gjendja afatgjate e covidit. Kjo gjendje shfaqet disa javë pas fazës akute të sëmundjes dhe manifestohet me lodhje, mjegull të trurit, marrja e frymës, ankth. Simptomat zhduken me kalimin e kohës” thotë Dr. Uroseviq.
OBSH paralajmëron se sistemi kardiovaskular është i prekur në vitin e parë pas shërimit nga Covid-19, veçanërisht i shkaktuar nga varianti omikron. Ka një rrezik të shtuar të komplikimeve dhe afeksionit multisistemik, prandaj Covid-19 nuk është vetëm një sëmundje të traktit respirator. Dr. Urosheviq bën konkluzion se evolucioni i virusit është ende i panjohur, prandaj duhet të priten nënvariante të reja dhth. variantet e omikronit.