Paisjet e përparuara teknologjike të cilat në mjekësinë bashkëkohore përdoren për trajtimin e kancerit, reduktojnë në masë të ndjeshme kohën e trajtimit, si dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit. Disa sëmundje të caktuara malinje, mund të shërohen plotësisht.
Çfarë është CLINAC?
CLINAC është akselerator i cili përdoret për terapi rrezatuese të kancereve. Ky aparat mundëson një dozë të saktë dhe efikase të terapisë rrezatuese drejtpërdrejtë në kancer. Radioterapia e këtij akseleratori, arrinë shkatërrimin e qelizave kancerogjene, duke i mbrojtur indet përreth. Kjo arrihet me anë të një plani për shërim të hartuar me kujdes nga ana e disa specialistëve.
Tumoret tek të cilat mund të realizohet trajtimi me rrezatim i CLINAC:
Kjo teknologji përdoret për trajtimin e të gjitha llojeve të tumoreve tek të cilat ekzistojnë tregues për nevojën e trajtimit me rrezatim.
- Tumori i kokës dhe qafës
- Tumori i trurit
- Tumori i mushkërive
- Tumori i gjirit
- Tumori i prostatës
- Tumori i fshikëzës së urinës
- Tumori i mitrës
- Tumori i stomakut
- Tumori i rektumit
- Tumori i indeve të buta