Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Çrregullimet e ciklit menstrual duhet të shqyrtohen

Përshëndetje,

Jam 41 vjeçe, kam kryer gjithmonë kontrolle të rregullta dhe gjithçka ka qenë siç duhet. Para një viti më kanë filluar simptomat e menopauzës.  Ndonjë muaj kam menstruacione, ndonjë muaj nuk kam. Tani kam gjakderdhje gjatë gjithë muajit, ndonjëherë më shumë ndonjëherë më pak , por nuk ndalon.  Kam shkuar tek gjinekologu, më ka thënë se tani për tani është gjithçka në rregull, por nëse gjakderdhja vazhdon për një kohë më të gjatë duhet të kryej kontroll. Do të doja të dija nëse kjo është diçka serioze apo është çrregullim hormonal , dhe nëse duhet të pij diçka për ta ndaluar gjakderdhjen apo duhet të bëj pastim (curettage). Faleminderit dhe do t’ju lutesha që të më përgjigjeni sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithë të mirat!

Përshëndetje,

Jam 41 vjeçe, kam kryer gjithmonë kontrolle të rregullta dhe gjithçka ka qenë siç duhet. Para një viti më kanë filluar simptomat e menopauzës.  Ndonjë muaj kam menstruacione, ndonjë muaj nuk kam. Tani kam gjakderdhje gjatë gjithë muajit, ndonjëherë më shumë ndonjëherë më pak , por nuk ndalon.  Kam shkuar tek gjinekologu, më ka thënë se tani për tani është gjithçka në rregull, por nëse gjakderdhja vazhdon për një kohë më të gjatë duhet të kryej kontroll. Do të doja të dija nëse kjo është diçka serioze apo është çrregullim hormonal , dhe nëse duhet të pij diçka për ta ndaluar gjakderdhjen apo duhet të bëj pastim (curettage). Faleminderit dhe do t’ju lutesha që të më përgjigjeni sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithë të mirat!

Dr. Irena Shuplinovska Jordanovska, gjinekologe akushere

Duke marrë parasyshë moshën mesatare në të cilën gratë futen në menopauzë (48-55 vjeç), në rastin tuaj është ende herët që të shfaqet menopauza. Përsa i përket menopauzës së parakohëshme, ajo shfaqet para moshës 40 vjeçare. Por simptomat lidhur me menopauzën shfaqen disa vite më parë, me çrregullim të ciklit menstrual. Kjo periudhë është e njohur si perimenopauzë, dhe është si rezultat i reduktimit të funksionimit të vezoreve dhe mungesës së ovulacionit. Nuk përmendët nëse keni simptoma të tjera që lidhen me perimenopauzën siç është nxehtësia, djerëstja, paqëndrueshmëri  të presionit të gjakut, ndryshime të gjendjes tuaj të humorit, etj. Gjithësesi, çrregullimet e ciklit duhet të shqyrtohen për të parë nëse bëhet fjalë për ndryshime hormonale apo bëhet fjalë për ndonjë çrregullim organik siç është për shembull polipi, trashja e mukozës së mitrës (endometrium), kist në vezore, miom dhe sigurisht nuk mbeten pas disa prej sëmundjeve më serioze të cilat fillojnë të shfaqen në këtë moshë siç është kanceri i mitrës apo kanceri i qafës së mitrës.  Është e nevojshme që të kryeni PAP test nëse deri tani nuk e keni kryer. Kiretazha është një metodë diagnostikuese dhe terapeutike gjatë të cilës me anë të një instrumenti të veçantë pastrohet mukoza e qafës së mitrës dhe e brendësisë së mitrës dhe më pas dërgohet për kryerjen e analisës histopatologjike. Nëse duhet të kryhet apo jo, këtë gjë duhet ta përcaktojë doktori në bazë të të dhënave të detajuara, kontrollit me spekulum dhe kontrollit me ultratingull me anë të të cilit vërehet dhe përcaktohet mukoza e mitrës ( endometrium) trashësia dhe gjendja e saj.  Shpesh gjakderdhjet të cilat zgjasin në këtë moshë trajtohen me kiretazh (curettage).

Duke pasur parsyshe se ende jeni e re në moshë për të hyrë në menopauzë, është e nevojshme që të bëni statusin hormonal sëbashku me statusin e tiroideve dhe doktori me anë të ultratingullit, vërtetë do të mund të shohë nëse keni hyrë në menopauzë apo bëhet fjalë për një problem tjetër hormonal. Nëse nuk keni ndonjë kundërindikim mund të ju këshillojë edhe terapi me zëvendësim të hormoneve. 

Shpërndaj