Depresioni tek meshkujt

Depresioni reflekton në mënyrë të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat. Meshkujt kanë teknika krejtësisht të ndryshme përsa i përket përballjes me këtë gjendje, ndryshe nga femrat. Sikurse femrat, edhe meshkujt e depresuar nuk merren me aktivitete të mjaftueshme siç bënin dhe shijonin më pare, prandaj dhe vazhimisht janë të trisuar dhe jo të lumtur. Kjo gjendje mund të ketë edhe shenja të tjera të cilat meshkujt shumë rrallë i lidhin me gjendjen depresive:

Depresioni reflekton në mënyrë të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat. Meshkujt kanë teknika krejtësisht të ndryshme përsa i përket përballjes me këtë gjendje, ndryshe nga femrat. Sikurse femrat, edhe meshkujt e depresuar nuk merren me aktivitete të mjaftueshme siç bënin dhe shijonin më pare, prandaj dhe vazhimisht janë të trisuar dhe jo të lumtur. Kjo gjendje mund të ketë edhe shenja të tjera të cilat meshkujt shumë rrallë i lidhin me gjendjen depresive:

–          Largimi nga realiteti, duke kaluar më shumë kohë në punë

–          Duke u bërë të varur nga alkoli dhe droga

–          Duke u sjellur në mënyrë agresive

–          Të ndjerit të zemëruar pa patur asnjë arsye

–          Sjellje e pakujdesshme, ngarja e automjetit në mënyrë të rrezikshme

–          Mosbesim, jetë seksuale jot ë shëndetshme

Për shkak të arsyeve të mëposhtme, meshkujt me shumë vështirësi mund ta njohin depresionin:

–          Për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me faktin se si pasqyrohet depresioni tek ta.  Shumica e meshkujve mendojnë se shenja kryesore e depresionit është trishtimi dhe gjendja jo e mirë e humorit. Kryesisht, simptomat e parë të cilat tregojnë praninë e depresionit janë: dhimbja e kokës, problemet me tretjen e ushqimit, lodhja, nervozizmi dhe dhimbjet kronike.

–          Neglizhimi i simptomave. Shpesh ndodh që meshkujt ti neglizhojnë simptomat, ose, nuk duan ta pranojnë se janë në depresion. Por, neglizhimi dhe fshehja e depresionit me anë të disa zakoneve jot ë shëndetshme, nuk do ti ndihmojë ata aspak.

–          Hezitojnë të flasin në lidhje me simtomat. Meshkujt nuk janë të hapur deri në atë pikë saqë të mund të bisedojnë me miqtë apo me familjen në lidhje me ndjenjat e tyre, prandaj rekomandojmë që fillimisht të kontaktoni me person mjekësor.

–          Disa meshkuj thjeshtë pajtohen me faktin që janë në depresion, I kuptojnë plotësisht simptomat, por kanë frikë të flasin për këtë problem për shkak se mund të rrezikojnë karrierën dhe se mund të humbasin respektin e të afërmve të tyre.

Kërkoni ndihmë atëherë kur mendoni se keni nevojë

Zakonisht, meshkujt nuk I njohin simptomat e depresionit, në fakt mendojnë se bëhet fjalë për një gjendje dobësie momentale, duke u munduar të mos i japin ndonjë domethënie të madhe kësaj gjendje. Prandaj dhe rrallë kërkojnë ndihmë mjekësore.

Nëse kjo gjendje nuk trajtohet në kohë, ajo mund të përkeqësohet më tepër, madje mund të dale jashtë kontrollit. Depresioni ju bën juve dhe personat pranë jush të mjerueshëm, kjo gjendje mund të shkaktojë probleme në shumë aspekte të jetës tuaj, siç është shëndeti, karriera, marrëdhëniet me njerëzit, si dhe problem me sigurinë tuaj.

Deprsioni mund të kurohet madje edhe atëherë kur është në faze tepër të avancuar, me anë të ilaçeve dhe këshillave psikologjike (me anë të psikoterapisë), prandaj, mos u mundoni që ta kuroni atë vetë.

Depresioni tek meshkujt dhe teknikat për përballjen me të

Shumë prej tyre mendojnë se simtomat e depresionit nuk janë aq të rënda. Shpesh, mendojnë se mund të përballen me të dhe se mund të dalin vetë nga kjo gjendje. Ndonjëherë ndodh që të kërkojnë zgjidhje me anë të pirjes së tepërt të alkolit dhe drogës, si dhe duke punuar së tepërmi.  Vendimi për tu përballur vetë me këtë gjendje, mund të bëjë të mundur që të ndiheni jo të lumtur, si dhje të humbisni komplet kuptimin e jetës.

Gjithësesi, përsëri rekomandohet konsultimi me mjekun, pasi ky i fundit do t’ju paraqesë disa teknika të shëndetshme të cilat kanë të bëjnë me këtë gjendje.

–          Objektiva – Vendosni  qëllime reale dhe prioritete

–          Mbështetje – Kërkoni mbështetje nga ndonjë mik i afërt apo nga ndonjë anëtar i afërt i familjes

–           Aktivitet – Mundohuni të merreni me aktivitete dhe të shijoni në gjërat që ju dëshironi më tepër. Merruni me stërvitje, shikoni filma apo seriale, merruni me sport ose merruni me peshkim…

–          Vendime –  Mundohuni të mos merrni vendime serioze të cilat mund ta ndryshojnë jetën tuaj, siç është ndryshimi I vendit të punës, deri atëherë kur të jetë vërtetuar përmirësimi I gjendjes tuaj.

Përfundimisht, mjekësia ju ofron trajtime të ndryshme përsa i përket depresionit, prandaj, mos u mundoni që ta trajtoni vetë këtë gjendje, pasi pasojat mund të jenë tepër serioze. 

Shpërndaj